in

Studentët e huaj. Nisin regjistrimet, kërkesat në Konsullatat italiane

Maturantët e huaj mund nisin rrugën drejt regjistrimit në një shkollë të lartë, universitet, akademi apo konservator Italian. Në fund të gushtit viza e hyrjes, në shtator provimet e pranimit dhe gjuhës italiane

Romë, 17 prill 2015 – U hapen dyert të rinjve të huaj që duan të vijnë të ndjekin një universitet, akademi apo konservator në Itali. Nga 16 prilli mund të paraqiten kërkesat e pararegjistrimit për vitin akademik 2015/2016 pranë konsullatave italiane në mbarë botën. Është fjala për procedurën që duhet të ndjekin të rinjtë jokomunitarë që jetojnë akoma në atdhe, pasi të huajt që jetojnë në Itali regjistrohen në Universitet njësoj si bashkëmoshatarët e tyre italianë.

Para së gjithash, të rinjtë e huaj duhet të zgjedhin ku duan të shkojnë, duke i hedhur një sy vendeve të lira të vëna në dispozicion për studentët që vijnë nga jashtë Italisë nga çdo universitet e nga çdo shkollë e lartë e formimit artistik, muzikor e koreografik. Pasi bëjnë zgjedhjen e tyre, duhet të paraqesin kërkesën e pararegjistrimit në konsullatën italiane në vendlindje. Për paraqitjen e kërkesave ka kohë deri më 15 korrik 2015.

Konsullatat do t’u përcjellin kërkesat universiteteve e brenda 24 gushtit do të nisin t’u japin vizën e hyrjes në Itali studentëve të pranuar që duhet të japin provimet e para. Cilat? Atë të italishtes, që është i detyrueshëm thuajse për të gjithë e që këtë vit do të mbahet më 3 shtator, dhe testet e mundshme të pranimit, nëse është zgjedhur një fakultet me numër të mbyllur studentësh.

Kush do të kalojë me sukses testimet mund të kërkojë më pas lejen e qëndrimit për motive studimi. Në faqet internet “Studiare in Italia” të ministrisë së Universitetit, janë botuar vendet e rezervuara në çdo kurs studimi, një udhëzues me procedurën, kalendari dhe formularët për paraqitjen e kërkesave.

Stranieriinitalia.it

Serbi-Shqipëri. Sot fjala e fundit mbi ndeshjen. Kuqezinjtë: “Duam tre pikët”

Tragjedi në Kanalin e Sicilisë. Mbi 700 migrantë mund të kenë humbur jetën