in

Studentët e huaj. Nisin regjistrimet në vendlindje për vitin akademik 2014/2015

Kërkesat pranë konsullatave italiane në atdhe brenda datës 30 qershor. Në internet vendet e lira në dispozicion, kalendari i gjërave për t’u bërë dhe udhëzuesi i ministrisë së Universitetit

Romë, 25 mars 2014 – Ka nisur gara e të rinjve që jetojnë në vendet e tyre e që dëshirojnë të ndjekin shkollën e lartë në Itali për vitin akademik 2014/2015. Duhet thënë se kjo garë nuk ka asnjëherë shumë pjesëmarrës por ka një sërë fazash burokratike të detyrueshme.

Para së gjithash, të rinjtë e huaj duhet të zgjedhin ku duan të shkojnë, duke i hedhur një sy vendeve të lira të vëna në dispozicion për studentët që vijnë nga jashtë Italisë nga çdo universitet e nga çdo shkollë e lartë e formimit artistik, muzikor e koreografik.

Pasi bëjnë zgjedhjen e tyre, duhet të paraqesin kërkesën e pararegjistrimit në konsullatën italiane në vendlindje, duke i bashkangjitur dokumentacionin e renditur në udhëzuesin e sapobotuar të ministrisë së Universitetit. Periudha për paraqitjen e kërkesave është hapur më 24 mars e do të mbyllet më 30 qershor 2014. Është e udhës të kërkohen detajet e procedurës drejtpërdrejt në konsullatë.

Konsullatat do t’u përcjellin kërkesat universiteteve e nga fundi i gushtit do të nisin t’u japin vizën e hyrjes në Itali studentëve të pranuar që duhet të japin provimin e gjuhës, që këtë vit do të mbahet më 2 shtator, dhe testet e mundshme të pranimit.

Kush do të kalojë me sukses testimet mund të kërkojë më pas lejen e qëndrimit për motive studimi.

Vetëm studentët që kanë zgjedhur të bëhen mjekë, dentistë, arkitektë dhe veterinerë do të përgatisin valixhet shumë më parë se të tjerët, sepse duhet të vijnë në Itali në prill për të mbrojtur testin e gjuhës dhe të pranimit, për të cilat duhej të regjistroheshin brenda 11 marsit 2014. Pas testimeve do të kthehen sërish në Vendlindje, për të rihyrë në Itali mbas verës, me një vizë për studime.

Duhet thënë që universitetet italiane nuk janë shumë “tërheqëse”. Studentët e huaj në Itali nuk përfaqësojnë as 4% të të regjistruarve, kundrejt një vlere mesatare europiane që është mbi 8,5%. Pa llogaritur që pjesa më e madhe e studentëve të huaj janë bij imigrantësh që janë rritur (e ndoshta edhe kanë lindur) në Itali ku jetojnë familjet e tyre. Për këta nuk është e nevojshme procedura e sipërpërmendur, ata regjistrohen në universitetet italiane, njësoj si bashkëmoshatarët e e tyre vendas.

Elvio Pasca

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Norme per l’accesso degli studenti stranieri ai corsi universitari anno accademico 2014-2015
Contingente riservato all’anno accademico 2014/2015 negli Atenei e nelle Istituzioni di Alta Formazione Artistica, Musicale e Coreutica (AFAM) 2014/2015
Calendario delle procedure per le immatricolazione ai corsi di laurea e di laurea magistrale a programmazione nazionale, le cui prove si svolgono nel mese di aprile 2014.
Calendario per le procedure per le immatricolazioni a.a. 2014/2015 nelle Università.
Calendario per le procedure per le immatricolazioni a.a.2014/2015 nelle Istituzioni Afam.

Brindisi. Al teatro la tragedia di Katër i Radës

Pensionet e emigrantëve në Belgjikë. Komisioni për Çështjet Sociale miraton ratifikimin e marrëveshjes