in

Studentët e huaj. Nisin regjistrimet për vitin akademik 2016/2017

Nisin procedurat që do të sjellin në universitetet, akademitë, konservatorët italianë mijëra të rinj të huaj. Kërkesat pranë konsullatave italiane në atdhe brenda datës 7 korrik 2016

Romë, 6 prill 2016 – Prej disa ditësh janë hapur pararegjistrimet për të rinjtë e huaj që duan të vijnë për të ndjekur një universitet, një akademi apo konservator në Itali.

Pararegjistrimet bëhen pranë konsullatave italiane në botë. Procedura është vetëm për ata që jetojnë jashtë Italisë, sepse të gjithë të rinjtë rezidentë të rregullt në Itali regjistrohen në Universitet njësoj si bashkëmoshatarët e tyre italianë.

Natyrisht, para së gjithash, të rinjtë e huaj duhet të zgjedhin ku duan të shkojnë, duke i hedhur një sy vendeve të vëna në dispozicion për studentët që vijnë nga jashtë Italisë nga çdo universitet e nga çdo shkollë e lartë e formimit artistik, muzikor e koreografik.

Pasi bëjnë zgjedhjen e tyre, duhet të paraqesin kërkesën e pararegjistrimit në konsullatën italiane në vendlindje. Për të bërë këtë kanë kohë deri më 7 korrik 2016.

Ministria ka aktivizuar një faqe internet me listën e vendeve në dispozicion në çdo universitet, akademi dhe konservator, rregullat për pararegjistrimet, kalendarin dhe formularët që duhen përdorur.

Pasi të mbledhin kërkesat, konsullatat do t’ua përcjellin universiteteve dhe në gusht do të nisin t’u japin vizën e hyrjes në Itali studentëve të pranuar që duhet të japin provimet e para. Atë të italishtes, që është i detyrueshëm thuajse për të gjithë, dhe testet e pranimit, nëse është zgjedhur një fakultet me numër të mbyllur studentësh.

Kush do të kalojë me sukses testimet mund të kërkojë më pas lejen e qëndrimit për motive studimi.

Norma për futjen e studentëve të huaj në kurset universitare për vitin akademik 2016-2017

EP

 

Drogë në Itali nga Shqipëria e Holanda. 13 arrestime

Donald Hoxha

Rrëzohet një helikopter në Malësinë e Madhe, humbin jetën dy ushtarakë