in

Studentët e huaj. Sot testi i italishtes

Hapi i fundit drejt universitetit Italian për të huajt që kanë ardhur për studime e që nuk kanë zgjedhur një fakultet me numër të mbyllur

Romë, 3 shtator 2012 – Ditë e rëndësishme sot për të rinjtë që kanë zgjedhur një universitet italian për studimet e larta. Pikërisht sot pranë fakulteteve që kanë zgjedhur, të huajt duhet të tregojnë që njohin gjuhën italiane, përmes një testi të thjeshtë i ndryshëm nga një fakultet në tjetrin.

Është hapi i fundit – natyrisht nëse nuk kanë zgjedhur një fakultet me numër të mbyllur studentësh ku duhet të bëjnë edhe një provim prnimi – i një rruge të gjatë të nisur nga të rinjtë e huaj që në maj kur nisën pararegjistrimet ndërsa ishin në vendlindje. pas provimit të sotëm, mund të regjistrohen përfundimisht në fakultetin e zgjedhur e të mrrin lejen e qëndrimit për studime.

Në Itali janë të shumtë studentët shqiptarë, madje përbëjnë mbi 20% të të gjithë studentëve të huaj që ndjekin shkollat e larta këtu (sipas të dhënave të ministrisë së Universitetit). Gjithsesi Italia është pak tërheqëse për studentët e huaj, krahasuar me vendet e tjera europiane. Në Itali në vitin akademik 2010/2011 (për këtë vit janë të dhënat më të fundit) studentët e huaj janë 61,777 vetë e përbëjnë vetëm 3,6% të të gjithëve. Ndërkohë në Gjermani studentët e huaj përbëjnë 10,9%, në Francë 11,2%, në Mbretërinë e bashkuar 20%.

Ndër studentët e huaj, më të shumtët vijnë nga Shqipëria (20,2%). Ndjekin kinezët (7,4%) dhe rumunët me 6,8%).

Fano Vret të shoqen për xhelozi dhe dorëzohet në polici

Vlora në Venecia. Regjisori: “Për të mos harruar kush jemi”