in

Studimi i Harvardit: “Diaspora, burim me rëndësi për zhvillimin e Shqipërisë”

Në Tiranë, një grup studiuesish nga Universiteti i Harvardit paraqitën studime mbi sfidat e ekonomisë shqiptare. Mes të tjerash, pohojnë: “Shqiptarët jashtë atdheut duan të punojnë dhe ta ndihmojnë vendin e tyre, por nuk gjejnë rrugët se si të përfshihen në sfidat për ta modernizuar Shqipërinë”

Tiranë, 31 korrik 2015 – Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit dhe një grup studiuesish të saj publikuan dje në Tiranë një seri studimesh mbi zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare dhe sfidat e rritjes së saj.

Në një konferencë të përbashkët me qeverinë, ata paraqitën përfundimet e vëzhgimit në fushën e energjisë, zhvillimit teknik, bujqësisë, investimeve të huaja të drejtpërdrejta, integrimit rajonal dhe përfshirjen e diasporës në zhvillimin e vendit.

Drejtuesi i “Ekipit Shqipëria”, profesor Ricardo Hausmann, theksoi mes të tjerash rëndësinë e diasporës në përparimin e Shqipërisë.

“Një burim i madh zhvillimi i pashfrytëzuar është diaspora e shkolluar, e cila nuk po arrin të ndërtojnë atdheun me dijet e veta” – theksoi mes të tjerash ai.

Sipas zotit Hausman, diaspora shqiptare ka një potencial të madh ekonomik. Ajo mund të sjellë kontakte tregtare, marrëdhënie ekonomike me ato shtete ku gjendet diaspora. Diaspora, tha ai, mund të sjellë më shumë investime nga ato shtete, sepse ka shumë më tepër lidhje dhe nivel profesional dhe ekonomik.

Studiuesit thanë se diaspora është burim i madh mundësish për integrim. Sipas tyre, më shumë e gjysma e tyre në SHBA dhe në vende të tjera kanë kryer studime të larta, se ata duan të punojnë dhe ta ndihmojnë Shqipërinë, por nuk gjejnë rrugët se si të përfshihen në sfidat për ta modernizuar Shqipërinë, ndaj u duhen krijuar mundësitë.

Sipas Zërit të Amerikës

Huliganët e Kukësit si sjellës të fatkeqësisë

Milano. Arrestohen tre persona, u sekuestrohen 36 kg heroinë, 80 mijë euro