in

Sulmohet një i ri shqiptar: “Ik qërohu nga Italia!”

Punonjësi i një autogrilli ofendohet dhe goditet në kokë me një shishe nga tifozë ultrà

Romë, 16 mars 2011 – “Zhdukuni nga Italia, ti e gjithë të tjerët si ti”. Me këto fjalë, një grup ultrash të Trevisos i janë vërsulur të dielën pasdite një të riu shqiptar që punon në një pikë hyrjeje të autostradës A4 pranë Arino di Dolo të Venecias. Shqiptari 20-vjeçar është sulmuar ndërsa punonte në banjat e autogrillit, dhe sipas dëshmitarëve tifozët e kanë rrëzuar në tokë dhe ndërsa përpiqej të ngrihej e kanë goditur me një shishe pas koke. E ndërsa djali ka mbetur përtokë, kanë nisur edhe edhe ofendimet: “Qërohuni të gjithë nga Italia!”. Shqiptari është dërguar menjëherë në spital ku i është dhënë prognoza prej 20 ditësh.

Digos e Venecias ka nisur hetimet dhe në bazë të fjalëve të viktimës dhe të dëshmitarëve, kolegë të tij, janë të sigurt që agresioni ka pasur si shkak vetëm racizmin. Policia rrugore, gjatë verifikimeve mbi këtë episod, ka ndaluar autobusin me tifozët e Trevisos dhe i ka identifikuar të gjithë.

Provimet e maturës, kusht pranimi edhe për universitetet private

Bashkëpunëtorët familjarë: punësimi on line ose me telefonatë