in

“Susy e l’infinito”. Kënga e re e grupit të Ermal Metës

Dy vjet pas albumit të suksesshëm “Buio e Luce”, që merr titullin nga kënga me të cilën La Fame di Camilla u paraqit në festivalin e Sanremos e vitit 2010, grupi italo-shqiptar i drejtuar nga Ermal Meta u transmisioneve radiofonike dhe pikave të shitjes të disqeve me një këngë të re. Quhet “Susy e l’infinito” dhe e sjell zëri magnetik i Ermalit i shoqëruar nga muzika aspak konvencionale e bandës.

Kënga është vetëm njëra prej albumit të ri me të njëjtin emër të prodhuar nga Fabrizio Barbacci që do të dalë së shpejti për shtëpinë diskografike Universal Music.

“Susy e l’infinito” – që tashmë mund të gjeni edhe në  itunes – shënon kthimin në skenën e muzikës pop të grupit të talentuar, që deri vitin e shkuar ka dhënë mbi 100 koncerte live në mbarë Italinë.

Grupi pop-rock “La Fame di Camilla”, është krijuar në vitin 2007, nga Ermal Meta, bashkë me tre muzikantë nga Bari, djem të rinj si ai. Ermali i jep jo vetëm zërin, pianon dhe kitarën por edhe tekstet e këngëve që këndojnë. Komponentët e tjerë të bandës janë Giovanni Colatorti, kitarist, Dino Rubini, basist, dhe Lele Diana, baterist.

La Fame di Camilla”, në vitin 2009 ka nxjerrë diskun e parë me titull emrin e grupit dhe me video-clip-in e një prej këngëve të këtij albumi, “Storia di una favola”, ka fituar çmimet Subjekti më i mirë dhe Video-clip-i më i mirë italian në Meeting të shtëpive diskografike të pavarura. Një etapë e rëndësishme e grupit, ka qenë edhe pjesëmarrja në festivalin e Sanremos në vitin 2010 me këngën Buoi e Luce.

Datat e turneut të ardhshëm të grupit “La Fame di Camilla”
21 gennaio – Bari, Teatro Forma – spettacolo prodotto in Puglia con il sostegno del progetto Puglia Sounds
03 febbraio – Padova, Palafabris – apertura al “Dannato vivere – Arena tour” dei Negrita
07 febbraio  – Torino, Palaolimpico – apertura al “Dannato vivere – Arena tour” dei Negrita
11 febbraio – Assago (MI), Mediolanumforum – apertura al “Dannato vivere – Arena tour” dei Negrita
17 febbraio  – Castiglion Fiorentino (AR), Velvet Underground
18 febbraio – Roma, Circolo degli Artisti
25 febbraio – Copertino (LE), Triade
10 marzo – Milano, Tunnel
16 marzo – Catania, Barbara Disco Lab
14 aprile – Brescia, Latte +

“Amnistia” e Alimanit në kinemanë e Muzeut të Artit Modern në Nju Jork

Storace (E Djathta): “Më shumë të drejta imigrantëve? E pabesueshme”