in

Tahiri merr mbështetjen e Alfanos në luftën ndaj trafiqeve e integrimin europian

Ministri i ardhshëm i Punëve të Brendshme i Shqipërisë në Facebook: “Ministri Alfano shprehu mbështetjen e plotë ndaj qeverisë së re për marrjen e statusit të vendit kandidat në vjeshtë dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian”.
Asnjë fjalë mbi idenë e hedhur dje nga Alfano që edhe Shqipëria të paguajë për mëse 2.800 shqiptarët në burgjet italiane

Romë, 23 gusht 2013 – Ministri i ardhshëm i Punëve të Brendshme i Shqipërisë ka takuar në Rimini homologun e tij italian Angelino Alfano i pranishëm në konferencën e Riminit të Comunione e Liberazione. Lajmin e jep vetë Tahiri, natyrisht përmes Facebook-ut, të shoqëruar me disa fotografi.

Sipas Tahirit, takimi ka qenë “i shkëlqyer dhe mjaft inspirues”. “Ministri Alfano shprehu mbështetjen e plotë ndaj qeverisë së re për marrjen e statusit të vendit kandidat në vjeshtë dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Alfano u angazhua personalisht për të mbështetur Shqipërinë në të gjitha strukturat e BE, takimet dypalëshe me homologët e tij të BE-së si dhe mbështetje të plotë për Shqipërinë në takimin e ardhshëm të Partive Popullore Europiane” shkruan Tahiri.

Ministri Alfano paska shprehur gatishmërinë për të mbështetur Policinë e Shtetit … duke fuqizuar urat e bashkepunimit dhe misionet italiane që asistojnë Policine Shqiptare sot”.

Ministri i ardhshëm i Shqipërisë i ka shprehur Alfanos “shqetësimin per situaten e sigurise publike ne vend, luften kunder krimit te organizuar dhe trafikut te qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike” si edhe bindjen e tij se “një Shqipëri më e sigurt, ka efekt te menjehershem ne sigurine rajonale dhe sigurine e vete Italisë”.

“E konsieruam sfidë të përbashkët intensifikimin e luftes kunder trafiqeve me synim daljen sa më shpejt të Shqipërisë nga klasifikimi “vend në vëzhgim” në renditjen e Departamentit Amerikan të Shtetit” shkruan Tahiri që paralajmëron një takim të ri në shtator.

Tahiri nuk thotë asgjë nëse është apo jo dakord me idenë e hedhur dje nga Alfano për të kërkuar paratë e ushqimit e fjetjes vendlindjeve për të burgosurit e huaj në Itali. Sa është kjo kosto? Sipas Giovanni Battista Durante, sekretar i përgjithshëm i Sappe, sindikata e policisë së burgjeve, “një i burgosur i kushton shtetit 120 euro në ditë”.

Sipas idesë së Alfanos, Shqipërisë do t’i takonte të paguante për paratë për mëse 2.800 shqiptarët në burgjet italiane. A do të ishte i gatshëm shteti shqiptar t’i paguajë Italisë shpenzimet për ushqimin e fjetjen e tyre, 336 mijë euro në ditë?

Shqiptari i Italisë

 

Ideja e ndritur e Alfanos: “Vendlindjet të paguajnë për të huajt në burgjet italiane”

Posso lavorare con un permesso di soggiorno per studio?