in

Taksa mbi lejeqëndrimet. Komunat: “Shtohen paqartësitë, pengesë për integrimin”

Biffoni (ANCI): “Është problem edhe për administratat komunale që ndihmojnë imigrantët për përgatitjen e kërkesave”

Romë, 21 shtator 2016 – Më shumë paqartësi për imigrantët, por edhe për ata që i ndihmojnë në paraqitjen e kërkesave për lejet e qëndrimit, siç ndodh në sportelet e mëse 400 Komunave italiane. Këto janë, sipas ANCI-t, pasojat e kthimit (ndoshta të përkohshëm) të taksës mbi lëshimin e përtëritjen e lejeve të qëndrimit të vendosur nga Këshilli i shtetit e të përvetësuar në kohë rekord nga Kuesturat.

“Me gjithë respektin për sa ka dekretuar Këshilli i shtetit, me zhvillimet e fundit rritet edhe më shumë paqartësia e shtetasve të huaj” nënvizon Matteo Biffoni, kryebashkiak i Pratos dhe i deleguar për Imigracionin i Shoqatës Kombëtare të Komunave italian (ANCI), që gjithnjë ka konsideruar atë kontribut “shumë të rëndë” për xhepat e të huajve. Pasi e panë të anulohej, e pastaj të rivendosej, tani të huajt janë “në pritje të një vendimi të ri që mund të anulojë sërish taksën ose ta konfirmojë atë”.

“Kjo paqartësi – vijon – reflektohet edhe në punën e të gjitha atyre administratave komunale që ndihmojnë qytetarin e huaj në përgatitjen e kërkesës të lëshimit apo të përtëritjes së lejes së qëndrimit e që pas sentencës së TAR-it të Lazios patën udhëzime operative zyrtare nga ministria e Brendshme vetëm pas një kërkese specifike të ANCI-t drejtuar ministrisë”.

“Do të monitorojmë – përfundon kryebashkiaku i Pratos – ecurinë e kësaj situate kaq delikate gjatë javëve të ardhshme duke u dhënë përditësime të menjëhershme Komunave të cilat, duke qenë përditë në kontakt të drejtpërdrejtë me të huajt, shohin në këtë paqartësi një pengesë më shumë në rrugën e integrimit“.

Lexo edhe:
Kthehet taksa e lejeqëndrimit, pezullohet sentenca e TAR-it
Lejeqëndrime vetëm atyre që paguajnë taksën, urdhri që u jepet Kuesturave
Tassa sul permesso. UIL: “Bisogna abolirla e fare chiarezza”
Taksa mbi lejeqëndrimet. INCA: “Qeveria as do t’ia dijë për të drejtat e imigrantëve”

 



 

Klejda Bega, shkencëtarja shqiptare në garë për çmimin Nobel

Importimi i plehrave (italiane?) e shkrimi aktual i Ardian Klosit