in

Taksa mbi lejeqëndrimet, Kuesturat i përshtaten gjykatës: “Nuk paguhet më”

Modifikohet programi për lëshimin dhe përtëritjen e lejeve të qëndrimit: pranohen edhe kërkesat e atyre që nuk kanë paguar kontributin. E shpjegon një shënim i ministrisë së Brendshme

Romë, 21 korrik 2016 – Tani Kuesturat nuk kanë më justifikim. Taksa mbi lejet e qëndrimit nuk paguhet më e ato mund e duhet t’u lëshojnë apo t’u përtërijnë lejet e qëndrimit imigrantëve që nuk paguajnë 80, 100 apo 200 eurot e kontributit.

Më në fund, ministria e Brendshme e ka thyer heshtjen mbi pasojat e sentencës së TAR-it të Lazios që, më 24 majin e shkuar, hoqi “kontributin për lëshimin e përtëritjen e lejeve të qëndrimit”.

Kishte Kuestura që akoma e anashkalonin vendimin e gjykatësve duke vazhduarta kërkonin kontributin ose të kërcënonin se do të pezullonin kërkesat pa buletinin postar të pagesës së kontributit. Patronatet dhe Komunat i kishin kërkuar sqarime ministrisë së Brendshme dhe përgjigjja mbërriti pak ditë më parë nga nënsekretari i Brendshëm Domenico Manzione, që i përcolli përgjegjësit për imigracionin të ANCI-t, Matteo Biffoni, një shënim të Departamentit të Sigurisë Publike.

Në shënim shpjegohet që “në zbatim të sentencës” së TAR-it, më 23 qershor është përditësuar “il sistema Stranieri Web”, pra programi informatik për lëshimin lëshimin dhe përtëritjen e lejeve të përdorur nga Kuesturat. Përditësimi “do të lejojë shqyrtimin e praktikave të depozituara, edhe pa pagesën e kontributit, duke filluar nga 24 maji”.

Për rrjedhojë, zyrat “do të bëjnë qoftë shqyrtimin e plotë të instancave, pa verifikuar pagesën” e kontributit, “qoftë kërkesën e mëpasshme të lëshimit/prodhimit të lejes së qëndrimit përkatës”. Së fundi, është tashmë e mundur “përcjellja në prodhim i dokumentit të qëndrimit me vetëm shumën e kostos së lejeqëndrimit elektronik që është 30,46 euro”.

Duke përmbledhur të gjitha me pak fjalë, kush kërkon lëshimin apo përtëritjen e lejes së qëndrimit duhet të derdhë vetëm 30,46 euro me një buletin postar në llogarinë rrjedhëse nr. 67422402 në emër të ministrisë së Ekonomisë dhe Financës me motivin ““Importo per il rilascio del permesso di soggiorno elettronico”. Kësaj shume i shtohen një pullë taksë 16,00 euro e pagesa e 30 eurove për shërbimin e ofruar nga Poste Italiane. Gjithsej 76,46 euro. Vetëm kaq.

Por ministria e Brendshme mund të bëjë më shumë. Para së gjithash, nuk mund të mjaftohet me një “shënim”, por duhet të reklamojë gjerësisht pasojat e sentensës përmes Kuesturave, duke informuar imigrantët por edhe zyrat postare, që shpesh vazhdojnë t’u japin udhëzime të gabuara atyre që paraqesin kërkesë lëshimi apo përtëritjeje. Më pas duhet tregojë si t’u kthehen mbrapsht imigrantëve paratë e paguara padrejtësisht. “Shënimi” i ministrisë mund të konsiderohet vetëm një hap i parë i saj në rrugën për zbatimin e sentencës së TAR-it që më 24 maj hoqi kontributin e urryer.

Elvio Pasca

 

 

 

Un grandissimo Alban Hoxha porta avanti in Champions League il suo Partizani VIDEO

Reforma në Drejtësi. Konsensus absolut në Kuvend, miratohet me 140 vota