Thirrje ministrit të Brendshëm e atij të Ekonomisë për të dhënë shpjegime në Dhomën e Deputetëve. Paglia: “Kush jeton, punon, paguan taksat e kontributet në tali nuk meriton këtë trajtim diskriminues”
Romë, 26 shtator 2016 – Kthimi i taksës mbi lejet e qëndrimit? “Një histori për të ardhur keq, në të cilën duam të shohim qartë” thotë Giovanni Paglia, Sinistra Italiana, që tani i kërkon llogari qeverisë në Dhomën e Deputetëve.
Pyetja është e thjeshtë: pse duhet këmbëngulur kaq shumë duke u kërkuar imigrantëve nga 80 deri në 200€ shtesë për lëshimin e përtëritjen e lejeve të qëndrimit? Është shumë e tepruar, e ka thënë gjykata evropiane e drejtësisë, e ka thënë edhe TAR që majin e shkuar e hoqi kontributin duke pranuar ankesën e paraqitur nga Cgil dhe Inca. Por tani ato shuma duhen paguar sërish në pritje që Këshilli i shtetit të vendosë për ankimin në apel të paraqitur nga qeveria.
Paglia dhe kolegë të tjerë të Sinistra Italiana (Antonio Placido, Giorgio Airaudo, Stefano Fassina, Celeste Costantino, Gianni Melilla, Marisa Nicchi dhe Carlo Galli) kanë paraqitur sot kërkesë për seancë dëgjimore të ministrit të Brendshëm e atij të Ekonomisë. Në tekst kërkojnë të dinë “arsyet e ankimit me urgjencë nga anë e qeverisë” e “se si Qeveria mendon të veprojë në respekt të sentencave të TAR-it të Lazios dhe të Gjykatës evropiane të Drejtësisë”.
“Mua, neve – shpjegon Paglia – na duket e kotë sjellja e egër ndaj imigrantëve, qytetarë e qytetare që jetojnë, punojnë, paguajnë taksa e kontribute në Itali e që nuk meritojnë një trajtim që, faktikisht, rezulton të jetë diskriminues. Për këtë arsye presim përgjigje nga ministrat e mbi të gjitha mbështesim betejën e qytetarisë se ndërmarrë nga Inca e Cgil”.