in

Taksa mbi lejet e qëndrimi, tani për tani duhet paguar akoma

Këshilli i Shtetit, pas seancës së djeshme vendosi të shkojë menjëherë në gjykimin përfundimtar. Ndërkaq, ama, heqja e kontributit nga 80 deri në 200 euro mbi lëshimin e përtëritjen mbetet pezull

Romë, 14 ottobre 2016 – Gjithçka mbetet njësoj, në pritje të fjalës së fundit.

Dje në Këshillin e Shtetit u mbajt seanca e parë e ankimit të paraqitur nga qeveria kundër sentencës së TAR-it që majin e shkuar hoqi taksën mbi lejet e qëndrimit. Nga mesi i shtatorit pasojat e kësaj sentence u pezulluan me urgjencë nga gjykatësit, që kishin pranuar kërkesën e qqeverisë e që dje duhej të konfirmonin ose jo atë pezullim, përpara se të marrin një vendim lidhur me përmbajtjen e ankimit.

Përpara seksionit të tretë, palët shprehën dje arsyet e tyre. Nga njëra anë Qeveria (ministria e Brendshme dhe ajo e Ekonomisë) që duan të rifusin taksën, nga ana tjetër patronati INCA, sindikata CGIL dhe Shoqata për Studimet Juridike mbi Imigracionin (ASGI) që konsiderojnë të tepruar e të padrejtë taksën siç vendosi edhe sentenca e TAR-it.

Në përfundim të seancës, presidenti Luigi Maruotti vendosi që kolegji do të marrë një vendim të vetëm drejtpërdrejt pas gjykimit të përmbajtjes së ankimit, ndaj vendimi do të jetë përfundimtar. Madje vendimi do të merret shpejt, brenda pak javëve do të mësohet njëherë e përgjithnjë nëse taksa mbi lejet e qëndrimit do të hiqet apo nuk do të vazhdohet të paguhet.

Ndërkaq ama, Këshilli i Shtetit nuk u shpreh mbi pezullimin e sentencës së TAR-it, pezullim që faktikisht mbetet në fuqi. Prandaj, kur kërkon lëshimin apo përtëritjen e lejes së qëndrimit uhet të vazhdojë të paguajë, sipas kohëzgjatjes së dokumentit, nga 80 deri në 200 € më shumë.

EP

 

 

“Riforma della cittadinanza subito! Senatori siate coraggiosi!”

Lecce. 3 kuintalë drogë e sekuestruar e 4 arrestime vetëm natën e shkuar