in

Taksa mbi lejet e qëndrimit. Kthehet në fuqi, por e përgjysmuar

Nga nesër qeveria sjell në fuqi taksën e pezulluar me sentencat e gjykatave vitin e shkuar që e konsideronin të tepruar. Në vend të 80, 100 dhe 200€ do të paguhet përkatësisht 40, 50 dhe 100 € sipas kohëzgjatjes së dokumentit të qëndrimit

Romë, 8 qershor 2017 – Më në fund, pas disa muajve heshtje, qeveria merr vendim mbi taksën e lejes së qëndrimit të konsideruar i paligjshëm sepse shumë e lartë fillimisht nga Gjykata e drejtësisë Evropiane e më pas nga TAR i Lazios dhe nga së fundi nga Këshilli i Shtetit. Ky i fundit më 26 tetorin e vitit të shkuar që hodhi poshtë kërkesën e Qeverisë (e cila në shtator 2016 kërkoi hedhjen poshtë të vendimit të TAR-it që shfuqizonte taksën) dhe konfirmoi vendimin e Gjykatës Administrative. Edhe Këshilli i Shtetit deklaroi kontributin mbi lejen e qëndrimit të paligjshëm, sepse ishte i tepruar dhe përbënte pengesë për ushtrimin e të drejtave të imigrantëve për rrjedhojë bie ndesh me normativën evropiane, siç kishte vendosur mëse një vit më parë Gjykata e drejtësisë e BE-së, të cilës TAR-i i kishte kërkuar opinionin.

Sot në Gazetën Zyrtare botohet një Dekret i ministrisë së Ekonomisë dhe Financave i 5 majit 2017 “Modifikim i dekretit të 6 tetorit 2011 lidhur me shumat e kontributit për lëshimin e lejeve të qëndrimit”. Duke mbajtur parasysh sentencat që e shfuqizuan këtë kontribut, ministria e sjell në fuqi sërish por në formë të reduktuar, më saktë të përgjysmuar.

“Masa e kontributit për lëshimin e përtëritjen e lejes së qëndrimit në ngarkim të të huajit me moshë mbi 18 vjeç – lexohet në dekret – është përcaktuar si më poshtë:
a) Euro 40,00 për lejet e qëndrimit me kohëzgjatje nga tre muaj deri në një vit;
b) Euro 50,00 për lejet e qëndrimit me kohëzgjatje mbi një vit deri në dy vjet;
c) Euro 100,00 për lëshimin e lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë dhe për drejtuesit e lartë dhe punonjësit e specializuar kërkues të Kartës Blu Evropiane”.

Shumat e mësipërme deri vitin e shkuar ishin përkatësisht 80 € për lejet deri në një vit, 100 € për lejet me kohëzgjatje mbi një vit deri në dy vjet, dhe 200 për të ashtuquajturat karta të qëndrimit. Në sentencat që i hodhën poshtë këto shuma, edhe pse nuk jepej një shifër e saktë se sa duhet të ishin, thuhej se duhej të ishte e krahasueshme me taksën që paguhet për kartën e identitetit, diçka më shumë se 5 euro. Shumat e përcaktuara nga dekreti i ministrisë së Financave, edhe pse janë sa gjysma e të vjetrave, janë shumë herë më të larta se ajo që merrnin si pikë referimi vendimet e gjykatave.

Me pak fjalë, nga nesër shumave që u paguan këta muajt e fundit – 30 euro për shërbimin postar, 16 € me pullë taksë dhe 30,46 € për shtypjen e dokumentit lektronik – u duhen shtuar edhe 40, 50 ose 100 € sipas kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit.

Nga ana tjetër, me këtë dekret duhet t’u hapet rruga rimbursimeve të shumave që të huajt kanë paguar mbi këto të tanishmet për gjithë vitet e shkuara.

In italiano: Tassa sui pemessi di soggiorno di nuovo in vita

Keti Biçoku

Qui il testo del decreto che riporta in vita la tassa sui permessi di soggiorno

 

Presentazione a Roma dell’ultimo romanzo di Ibrahimi, “Il tuo nome è una promessa”

La tassa sui permessi di soggiorno torna di nuovo. Ecco il decreto