in

Taksa mbi lejet e qëndrimit, Ministria e Brendshme Kuesturave: “Nuk paguhet më”

Ministria e Brendshme i përshtatet menjëherë sentencës së Këshillit të Shtetit. Ja qarkorja që u nis Kuesturave

Romë, 27 tetor 2016 – Kuesturat tashmë e dinë: kush kërkon lëshimin apo përtëritjen e lejes së qëndrimit nuk duhet të paguajë më kontributin prej 80, 100 apo 200 €. Ministria e Brendshme këtë radhë iu përshtat menjëherë sentencës së Këshillit të Shtetit që hodhi poshtë kërkesën e qeverisë dhe konfirmoi heqjen e taksës mbi lejet e qëndrimit.  Që dje, menjëherë pas botimit të sentencës, Drejtoria e Imigracionit të Departamentit të Sigurisë Publike u nisi të gjitha Kuesturave sentencën bashkë me një qarkore në të cilën shpjegonte pasojat.

“Të huajt që kërkojnë lëshimin dhe përtëritjen e lejes së qëndrimit nuk duhet të kryejnë pagesën e shumave të parashikuara nga neni 5, paragrafi 2 ter, i Tekstit Unik për Imigracionin [që solli në fuqi kontributin për lëshimin dhe përtëritjen e lejes së qëndrimit] por mbeten të detyruar të paguajnë shumën për koston e lejes së qëndrimit elektronike” shkruan drejtori Giovanni Pinto. Dhe shton që “të gjitha praktikat, si ato që janë në pëpunim e sipër ashtu edhe ato të gatshme në pritje të dorëzimit të dokumentit, duhet të mbyllen pa kontributin e sipërpërmendur”.

Është mirë të kujtohet (apo t’u kujtohet italianëve) që leje qëndrimi natyrisht këtej e tutje nuk jepet “falas”. Që sot, kush e kërkon për herë të parë apo e përtërin duhet të paguajë 30,46 € për shtypjen e dokumentit elektronik, 30 € për shërbimin postar dhe 16 € për pullë-taksën. Bëjnë 76,46 euro. Kush gjatë muajve të shkuar paraqiti kërkesë pa paguar kontributin nuk duhet të paguajë asgjë tjetër, praktika e tij do të shkojë përpara rregullisht.

Po kush e ka paguar kontributin, deri dje, pse jo, edhe me kërkesë të kuesturave? Për këta qarkorja nuk thotë asnjë fjalë. Do t’i takojë qeverisë të gjejë sa më shpejt mënyrën për t’u kthyer mbrapsht imigrantëve paratë që u ka marrë padrejtësisht, nëse do që të shmangë hapjen nga anë e imigrantëve të mijëra gjyqeve për dëmshpërblime. Ndaj, priten të reja të tjera.

Elvio Pasca

Shkarko qarkoren e ministrisë së Brendshme 

Lexo edhe: Taksa mbi lejen e qëndrimit hiqet sërish, hidhet poshtë kërkesa e qeverisë

 

Romë. Tre shqiptarë arratisen nga burgu Rebbibia

La chiave di Tirana al governatore della Puglia, Michele Emiliano (VIDEO)