in

Taksa mbi lejet e qëndrimit. Nisin kërkesat e imigrantëve për rimbursimin e saj

Gjykata evropiane e Drejtësisë ka vendosur që kontributi për lëshimin e përtëritjen e lejeqëndrimit në Itali është i tepruar. Në pritje që qeveria t’i përshtatet vendimit të gjykatës, Inca Cgil ndihmon të huajt të kërkojnë kthimin mbrapsht të parave të marra nga shteti

Romë, 30 shtator 2015 – Lejeqëndrimi u kushton shumë shtrenjtë të huajve në Itali. Kontributi i shtuar nga 80 deri në 200 euro që paguhet nga janari 2012 është i tepruar, nuk justifikohet nga shpenzimet e Shtetit për lëshimin apo përtëritjen e dokumentit dhe përbën pengesë për integrimin.

E ka thënë më 2 shtator sentenca e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së. Ishte TAR i Lazios, në të cilën kishte hapur çështjen gjyqësore Inca e Cgil, ajo që iu drejtua Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Tani e ka radhën sërish TAR që duhet të vendosë në varësi të kësaj sentence dhe qeveria do të jetë e detyruar të vendosë një tarifë të re më të ulët e më të drejtë. Por ndërkaq, po nisen kërkesat e para për rimbursim, që do t’u mundësojnë të huajve të rekuperojnë shumën që u është marrë padrejtësisht.  

Kërkesat po mblidhen dhe po u përcillen ministrisë së Ekonomisë dhe Kuesturave nga sportelet e Inca Cgil, patronati që me një aksion legal të guximshëm arriti të sigurojë sentencën positive të Gjykatës së Drejtësisë.

“Filluam menjëherë pas shpalljes së vendimit, shumë shpejt do të mbledhim kërkesat në të gjitha selitë tonë dhe në Dhomat e Punës. Është vazhdimi i natyrshëm i angazhimit tonë përkrah imigrantëve dhe familjeve të tyre në këtë betejë” thotë për stranieriinitalia.it Claudio Piccinini, përgjegjës imigracioni i Inca-s.

Nisma është reklamuar me një fletushkë në tetë gjuhë, që informon imigrantët mbi sentencën e Gjykatës evropiane dhe pasojat e saj. Shkruhet: “Selitë CGIL dhe zyrat e patronateve INCA të presin për të të dhënë informacione e për të pranuar kërkesën për rikthimin e shumave që ke paguar nga 2012 e këtej si kontribut shtesë për lëshimin e përtëritjen e dokumentit të qëndrimit”.

Përpilimi i kërkesës është falas, imigrantët paguajnë vetëm koston e dërgimit postar të porositur. Është mirë të sqarohet që kërkesa nuk jep automatikisht të drejtën e rimbursimit e gjithsesi, sot, akoma nuk dihet se ç’shumë do të mund t’u kthehet mbrapsht imigrantëve dhe as kur mund të ndodhë kjo. Ndaj është mirë të mos u besohet të vetëquajturve “ndërmjetësues” që thonë të kundërtën e ofrojnë shërbimin me pagesë.

“Me nisjen e letrave i paraprijmë ndonjë afati të mundshëm që mund të vihet pas të cilit humbet e drejta e rimbursimit” theksojnë nga INCA. Veç nevojës së mbrojtjes së atyre që kanë shpenzuar më shumë nga ç’duhej, objektivi është që të arrihet një numër i konsiderueshëm kërkesash rimbursimi që të detyrojnë më në fund qeverinë të ndërhyjë, duke iu përshtatur sentencës së Gjykatës së Drejtësisë.

Bëhet fjalë për shifra goxha të larta. Mjaft të mendohet që vetëm nëpër sportelet e INCA-s kalojnë çdo vit thuajse 150 mijë kërkesa lëshimi apo përtëritjeje të lejeve të qëndrimit.

“Rruga që po ndjekim na duket e detyrueshme. – përfundon Piccinini – Qeveria duhet të marrë në konsideratë sentencën e të korrigjojë sa më shpejt këtë situatë të padrejtë. Lejeqëndrimi duhet të kushtojë më pak dhe të gjithë ata që, nga viti 2012 deri më sot kanë paguar më shumë, duhet të dëmshpërblehen”.

Elvio Pasca

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Derdhin kontribute e nuk marrin pension. Dhurata e imigrantëve Italisë

Edhe Armina Mevlani, testimonial Dolce&Gabbana