in

Taksa mbi shtëpinë në atdhe. UIL: “Haraç për mëse 600 mijë imigrantë”

“Të gjenden zgjidhje të menjëhershme për të zhdukur këtë padrejtësi dhe të bëhet prapakthehu duke ndjekur rrugën kryesore të paanësisë”

Romë, 13 prill 2012 – “Një normë e kaluar në heshtje që përmban dekreti “Salva Italia” fsheh një haraç, prapaveprues, që sipas përllogaritjeve tona, prek 600 mijë punonjës të huaj që jetojnë e punojnë në Itali dhe që kanë një pronë të patundshme në atdhe. Kjo shifër është nxjerrë përmes intervistave që qendrat tona për imigrantët kanë realizuar me një kampion mbi përdorimin e parave të dërguara në vendlindje”.

Këtë pohon Guglielmo Loy, sekretar konfederal i sindikatës UIL.

“Me dekretin (neni 19) futet, nga viti 2011, tatimi mbi vlerën e pasurive të patundshme, për çfarëdo lloj përdorimi qoftë, që personat fizikë rezidentë në Itali kanë jashtë saj. – vazhdon Loy – Përveç aspekteve teknike lidhur me aplikimin e kësaj norme, jemi të mendimit se ligjvënësi ka dashur të godasë pasuritë e mëdha të patundshme që italianët kanë jashtë shtetit. Por fatkeqësisht, si gjithmonë, nuk është mbajtur parasysh që norma godet edhe qindra mijëra punonjës të huaj që kanë braktisur atdheun e tyre për nevojë”.

“Ndaj i bëjmë thirrje Parlamentit të japë sqarime bazuar në logjikën e shëndoshë për të korrigjuar aplikimin e kësaj takse. Të gjenden zgjidhje të menjëhershme për të zhdukur këtë padrejtësi dhe të bëhet prapakthehu duke ndjekur rrugën kryesore të paanësisë” përfundon sekretari i UIL-it, Loy.

Tre milionë shqiptarë me letërnjoftime elektronike

Ada e Velipojës, kampione e Shqipërisë në futbollin për femra