in

Tatimi i remitancave aprovohet në Komisionin e Bilancit në Senat

Kalon amendamenti legist për të tatuar me 2% dërgesat e parave në atdhe të imigrantëve të parregullt. Po sa prej tyre  u dërgojnë personalisht paratë familjeve të tyre?  
Reagim i ashpër i CGIL: “Me këtë taksë Qeveria bie në nivelin e kaporalëve”

Romë, 6 shtator 2011 – Lega taton dërgesat e parave në vendlindje të imigrantëve të parregullt. Apo më mirë, po ev provon me të gjitha forcat e saj.

Komisioni i Bilancit i Senatit ka miratuar amendamentin e manovrës financiare të paraqitur nga legistët Massimo Garavaglia dhe Gianvittore Vaccari. Amendamenti parashikon vendosjen e një “tatimi mbi transferimet e parave jashtë Italisë përmes instituteve bankare, agjencive të Money transfer dhe agjentëve të tjerë me aktivitet financiar”. Më saktësisht, Shtetit i duhet derdhur 2% e shumës që transferohet, “duke nisur një shumë minimale tatimi prej 3 eurosh”.

Por përjashtohen nga ky tatim të transferimet e kryera nga subjektet me “matrikullin INPS dhe kodin fiskal”. Më një fjalë, tatimi i ri nuk duhet të prekë punonjësit e rregullt, që detyrimisht janë që të gjithë të regjistruar në institutin e sigurimeve shoqërore dhe arrijnë të marrin kodin fiskal edhe më përpara se lejen e qëndrimit. Shteti mendon të bëjë para duke futur duart në xhepat e imigrantëve të parregullt? E vështirë. Falë ligjeve të të njëjtës qeveri, prej dy vjetësh (me paketën e sigurisë së vitit 2009), kush dërgon para jashtë Italisë duhet të tregojë lejen e qëndrimit. Kush nuk e tregon denoncohet nga agjencia e Money transfer-it te forcat e policisë.

Por  klandestinët – që nuk janë budallenj – u kërkojnë miqve apo të afërmve me leje qëndrimi t-u nisin paratë në vendlindje në vend të tyre, kështu që hileja për t-i bërë ballë, fillimisht, paketës së sigurisë, dhe tani së fundi, edhe normës së re legiste, ekziston. Madje duhet thënë se, mesa duket, Lega nuk e kupton që sa më shumë shtrëngon transferimin e parave në rrugë formale, aq më shumë rriten kanalet informate (e shpesh ilegale) për të dërguar para jashtë Italisë, shuma që dalin jashtë çdo kontrolli publik.

I ashpër komenti i departamentit të imigracionit të sindikatës CGIL mbi këtë tatim të ri. Sipas sindikatës, masa “është veçanërisht shtypëse ndaj imigrantëve, të cilët edhe pa këtë taksë të re, mbajnë shumë mbi kurriz”. Sindikata thotë se qeveria rëndon edhe më kushtet e vështira të punonjësve të huaj të pranishëm në Itali pasi “në një sistem si Italia ku imigrantët marrin rreth 30% më pak se kolegët e tyre italianë, ku një pjesë e mirë e tyre bie pre e kaporalëve [tw cilwt u gjejnë punë kundrejt një pjese të pagës], ata vuajnë forma të ndryshme shfrytëzimi që ndonjëherë nuk dallon shumë nga skllavëria”.

“Me tatimin e remitancave – përfundon sindikata – qeveria bie në nivelin e kaporalëve, për të cilët çdo pretekst është i mirë për t-u zhvatur ndonjë euro punonjësve të huaj”.

Ndërkaq, në Komisionin e Bilancit në Senat nuk ka kaluar amendamenti tjetër legist anti-imigrantë, ai që parashikonte fidejuksionin prej 3 mijë eurosh për të gjithë të huajt që duan të punojnë më vete në çastin e hapjes së partita IVA.

Kjo historia e fidejuksionit për aktivitetet private nuk ishte aspak e re. Lega  ka paraqitur edhe më parë, madje disa herë, propozime të tilla në parlament. E kushedi sa herë të tjera do ta provojë në të ardhmen.

E. Pasca

Irene Pivettit në Vlorë: “Nuk ke vend këtu!”

Pronari i diskotekës Victoria: “Nuk dua shqiptarë në lokal”