in

Të lindësh në tokë të huaj

Ekspertët: “Nënat e huaja nisin vonë kontrollet dhe vdekshmëria e të sapolindurve është 50% me e lartë se e italianëve”

Romë, 7 tetor 2010 – Vdekjet gjatë lindjes apo në javën e  parë të jetës, lindjet me keqformime, lindjet e parakohshme apo nën peshë. Këto janë që të gjitha raste që hasen më shpesh në fëmijë të lindur nga gra të huaja se sa në fëmijë të lindur nga nënat që bëjnë lindjen në vendlindje. Dhe është dukuri në rritje edhe në Itali. e dhëna më shqetësuese është ajo e vdekshmërisë: është një rrezik që fëmijët e emigrantëve hasin 50% më shumë se të sapolindurit e tjerë. Këta fëmijë mund të lindin para kohe me një përqindje prej 24% më të lartë, e njëjta përqindje që bie në sy edhe për lindjet nën peshë dhe më pas ekziston rreziku prej 61% më i lartë për të pasur keqformime të lindura.

neonatiKëto shifra, të paraqitura në kuadrin e takimit “Të lindësh në tokë të huaj. Kompleksiteti i pritjes”, janë frytet e një analize të 65 hulumtimeve të kryera nga 1996 deri në vitin 2004 në 12 vende europiane e përfaqësojnë skenarin mbi të cilin mbështetet tema e pritjes në spitale të grave të huaja.

Lindjet e grave të huaja në Itali janë në rritje të fortë. Sipas të dhënave të Njësisë së Terapisë Intensive Neonatal të poliklinikës universitare Umberto I të Romës, në vitin 2000 përbënin 15% të të gjitha lindjeve, në vitin 2009 kanë arritur në 30%. Dhe e njëjta shifër shihet edhe në spitalin Pertini, një tjetër spital i madh i Romës. Në këtë dhjetëvjeçar, në poliklinikë, vdekjet e fetusit kanë përfaqësuar 0,4% të të sapolindurve me prindër italianë dhe 0,7% të të lindurve nga çifte të huajsh. Kombësitë më të përfaqësuara në sallat e lindjeve, sipas agjencisë së Shëndetësisë publike të Lazios, pas asaj italiane, kanë qenë ajo rumune, shqiptare dhe marokene. E mes grave të huaja është në ngritje të ndjeshme edhe përqindja e shtatzënive të ndërprera që, sipas drejtorit të Institutit kombëtar për promovimin e shëndetit të migrantëve, ka arritur në 40% të totalit. Nënat e huaja rrezikojnë më shumë për faktin se nisin më vonë se italianet kontrollet e shtatzënisë, shpesh pas muajit të tretë të shtatzënisë, faktor ky që i mbyll rrugën kryerjes së analizave për diagnostikimin e fetusit, sipas repartit të maternitetit të spitalit Pertini të Romës. Kjo është një nga arsyet e lindjeve me operacion me urgjencë, 38,1% e të gjitha lindjeve kundrejt 36,8% për italianet. Prirje që përmbyset kur operacioni është zgjedhje e lirë. Në këtë rast, për të huajt lindjet me operacion përbëjnë 11,4% të lindjeve kundrejt 19% për italianet. Sa për patologjitë e të sapolindurve bij emigrantësh, ato më të shumtat janë infeksionet e aparatit urinar, anemia dhe sëmundja emolitike e të sapolindurve që manifestohet në fëmijë me grup gjaku me Rh pozitiv, të lindur nga nëna me Rh negativ, që prodhojnë antikorpe anti-Rh të aftë të shkatërrojnë rruazat e kuqe të fetusit, duke shkaktuar aneminë e tij. Situatë që verifikohet në shtatzënitë e dyta, nëse nënat nuk kanë marrë masa parandaluese (në përdorim prej vitesh në Itali) që konsiston në dhënien nënës, brenda 72 orëve nga lindja e parë, të antikorpeve anti-Rh.

Bashkimi familjar. Mund të sjell në Itali babanë e tim biri?

Aksidentet në punë, në një ditë tre shqiptarë