in

Të rinjtë e shoqatës ASUF sjellin ELITA 5 në Firence

ELITA 5 në koncert
Më 30 nëntor 2011 ora 21.00
Auditorium Flog në rrugën Michele Mercati 24/b Firence

Me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, vjen për herë të parë në Firence, në një koncert live, grupi që ka shënuar historinë e muzikës rock shqiptare, ELITA 5.

Koncerti do të hapet nga muzikanti i talentuar Robert Bisha. Do të kulmojë me perfomancën e Elita 5 dhe do të vazhdojë me muzikë shqiptare të përzgjedhur nga DJ Rinis Damo, i ardhur posaçërisht nga Torino. Gjatë natës do të ketë të papritura të këndshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Koncerti do të zhvillohet në ambientet e Auditorium Flog në rrugën Michele Mercati 24/b Firence, ditën e mërkurë më datë 30 nëntor 2011, në orën 21.00. Organizohet nga Florjan Gogaj në bashkëpunim me Arta Nikaj dhe Jozefin Duoda të A.S.U.F. (Albanian Students of the University of Florence). Sponsorizohet nga A.S.U.F (Albanian Students of the University of Florence), AVIS Toscana, EdilAlbo Edizioni e Nikolin Gjeloshit, Universiteti i Studimeve të Firences, Virgin Active.

Shitjet e biletave do të nisin më 6 nëntor, nga e enjtja në të shtunë nga ora 13.00-16.00 në “Casa dello Studente Calamandrei”, në rrugën Morgagni 51, Firence. Çmimi fillestar i biletës është € 15,00, por pas datës 27 nëntor deri natën e koncertit (kur do të shiten në biletarinë e Auditoriumit Flog) do të kushtojnë € 20,00.

Informacione dhe përditësimet në kohë reale mund t’i gjeni tek faqja facebook “Elita 5 Koncert Live në Firence”.

Për prenotimin e biletave dhe informacione mbi koncertin kontaktoni:
cel. 320/38.14.232; 320/19.82.794
e-mail: elita5liveflorence@gmail.com

Bari. Zbulohen 63 klandestinë në traget

Imigrantët për Italinë? Një aferë prej 1,2 miliardë eurosh