in

Të vish në Itali kushton më shtrenjtë

Nga 1 korriku ka shkuar në 105 euro tarifa për vizat afatgjata, të domosdoshme për të ardhur në Itali për punë apo për bashkim familjar. Çmimi edhe më i lartë nëse përdoren agjencitë e jashtme tek të cilat mbështeten konsullatat

Romë, 7 luglio 2011 – Të vish në Itali për turizëm, tashmë pa viza nuk kushton asgjë, por  për të qëndruar mbi 90 ditë çmimet e vizave janë rritur.

Në fakt, nga 1 korriku 2011, tarifa e “vizave kombëtare për qëndrime afatgjata” është rritur nga 90 në 105 euro, që u paguhen konsullatave italiane në çastin e paraqitjes së kërkesës së vizës. Është “dhuratë” e dytë ligjit nr. 30/2010 të 5 marsit 2010 (neni 4 paragrafi 4), që një vit më parë i rriti çmimet e këtyre vizave nga 75 në 90 euro.

Këto viza janë të domosdoshme për të gjithë ata që do të qëndrojnë në Itali për më shumë se tre vjet, pra edhe për shqiptarët për të cilët me liberalizimin e vizave nuk kanë nevojë për to vetëm për qëndrimet deri në 90 ditë. Vizat për qëndrimet afatgjata lëshohen për shembull personave që vijnë në Itali për bashkim familjar apo me flukset e hyrjeve për punë.

Edhe duke lënë mënjanë çmimin e vizave, shpenzimi për të ardhur në Itali është rritur ndjeshëm edhe për faktin që gjithnjë e më shumë konsullata, gjithnjë me personel e instrumente të pamjaftueshme, mbështeten në agjenci private. Shpesh, pranë këtyre agjencive paraqiten kërkesat, merren takimet në konsullatë apo tërhiqen okumentet, natyrisht duke paguar për shërbimin e ofruar.

EP

Premtonin martesa me italianë dhe i detyronin të bëheshin prostituta

Tiranë, Shkodër dhe Korçë: nxënësit me diploma të certifikuara nga autoritetet italiane