in

Të zbulosh Shqipërinë në Bolonjë falë USAB-it

Scoprire l’Albania
Ekspozitë fotografike
Nga 2 deri më 11 korrik 2010
Sheshi Re Enzo, Bologna
Përurimi të premten më 2 korrik në orën 17.00
Në orën 22.00 në lokalin La Linea, festë me muzikë tradicionale shqiptare
Për informacione:
kontakt@usab-al.it
www.usab-al.it
Tel. 3293430179

Në zemër të Mesdheut, buzë Adriatikut dhe Jonit por ende e pandikuar shumë nga globalizimi Shqipëria po kthehet në një pikë turistike interesante dhe unike të Europës. Turistët gjejnë aty shenjat e një përzierjeje kulturash dhe qytetërimesh.

“Scoprire l’Albania është ekspozitë fotografike që shoqata e studentëve shqiptarë të Bolonjës, USAB, organizon në sheshin Re Enzo në zemër të qytetit nga data 2 (inaugurimi në orën 17.00) deri më 11 korrik 2010.

Gjatë iniciativave të ndryshme të realizuara nga USAB, qytetarët italianë kanë shprehur interes të veçantë për të njohur më mirë Shqipërinë, historinë e kulturën e saj. Duke marrë shtysë nga ky fakt të rinjtë e USAB-it kanë vendosur të ekspozojnë peizazhet më të bukura të Shqipërisë në një nga sheshet kryesore të Bolonjës. “Me këtë ekspozitë – thotë Jetmiri, kryetari i shoqatës – duam të tregojmë atë Shqipëri që ruajmë në kujtimet tona, plot ngjyra e plot dritë, të mbushur me profume e vende që na janë të shtrenjta e që duam t’u sjellim pranë edhe të gjithë atyre që tokën tonë nuk e kanë parë asnjëherë”.

Lexo edhe: USAB, intervistë me Jetmir Nehanin

 

Rritet presioni fiskal, Italia në vend të pestë në BE

Seri veprimtarish me rastin e 20-vjetorit të mësymjeve në ambasada