in

Tekste të posaçme shkollore falas për bijtë e emigrantëve

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shqipërisë plotëson këtë vit shkollor një boshllëk të ndjeshëm për pajisjen me tekste të disa kategorive të veçanta të nxënësve të shkollave tona dhe të fëmijëve të emigrantëve  shqiptarë, sipas disa standardeve të Komunitetit Europian

Tiranë, 17 mars 2011 – Këshilltari i ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, Jovan Kristiqi, konfirmoi sot se përfituesit e teksteve të reja janë nxënësit e shkollave profesionale, fëmijët e emigrantëve shqiptarë, fëmijët e verbër dhe romë.

Sipas tij, shteti shqiptar do të furnizojë me libra falas, të hartuara plotësisht për këtë qëllim, fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vende të huaja dhe nuk dinë ose dinë fare pak gjuhën shqipe.

Edhe këtë vit shkollor MASH ka dërguar mbi 7000 libra në Greqi, Itali, Angli, por librat e dërguara kanë qenë kryesisht për fëmijë shqiptarë pa ndonjë trajtim specifik, metodikë të veçantë dhe që përbënin një vështirësi për fëmijë që nuk dinin gjuhën shqipe.

Përgatitja e teksteve të duhura për nxënësit e shkollave profesionale, fëmijët e emigrantëve shqiptarë, fëmijët e verbër dhe romë, ka një kohë të gjatë që ka mbetur pa zgjidhje të qëndrueshme dhe ligjore.
Në datën 2 prill, sipas Kristiqit, botuesit do të sjellin libra të ndërtuar plotësisht për këtë qëllim.

I miei figli italiani con gli occhi a mandorla

Festohet në Vlorë 150-vjetori i Unitetit të Italisë