in

Teliti: “Vendimi i Kushtetueses mbi kombësinë, nuk ka lidhje me censusin”

Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme, Armand Teliti, “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e dispozitave për ndryshimin e kombësisë nuk ka lidhje me regjistrimin e popullsisë, pra me censusin”

Tiranw, 19 shtator 2011 – Dy ditë pas vendimit të Gjykatës të Kushtetuese që rrëzoi dispozitën e ligjit të Gjendjes Civile të  vitit 2009, ku përcaktohen procedura e ndryshimit të kombësisë, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme, Armand Teliti, ka sqaruar se të dhënat e censusit nuk janë pjesë e të dhënave të Regjistrit të Gjendjes Civile të shtetasve, por i shërbejnë studimeve ekonomike e të tjera që INSTAT do të bëjë me procesin e regjistrimit të popullsisë.

“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë lidhje me censusin ose regjistrimin e popullsisë, të dhënat e të cilit do të jenë tërësisht në dispozicion të INSTAT për qëllime statistikore, studimore dhe politika të zhvillimit dhe të dhënat e tij nuk janë në asnjë rast pjesë e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile të Shtetasve”, u shpreh Teliti

“Të dhënat e censusit nuk janë në asnjë rast pjesë e të dhënave të regjistrit themeltar të gjendjes civile. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese shtrin në ligjin e gjendjes civile vendimin e qeverisë për heqjen nga certifikata të kombësisë si element i të dhënave të gjendjes civile të shtetasve”, deklaroi kreu i Gjendjes Civile, Armand Teliti.

 

“Giffoni Shqipëria”, konkurs edhe për regjisorët e rinj

Përgatitjet e fundit për regjistrimin e popullsisë