in

Terni. Arrestohet 20-vjeçari me gjysmë kg kokainë

E mbante të fshehur në dollapin e ushqimeve mes miellit, makaronave e konservave

Romë, 2 nëntor 2011 – Një shqiptar 20 vjeç është arrestuar nga Guardia di Finanza e Ternit për mbajtjen e gjysmë kilogrami kokainë.

Fillimisht djali u ndalua në qendër të qytetit, në rrugën Turati, dhe në xhep të xhupit iu gjendën dias gramë kokainë. Pas një kontrolli në shtëpi, financierët i gjetën edhe gjysmë kilogrami, të ndarë në doza, të fshehur në kuzhinë mes makaronave miellit e konservave.

U arrestua menjëherë për mbajtje e shpërndarje të lëndëve narkotike.

Terrusi: “Historia tragjike e familjes sime, hakmarrje e Enver Hoxhës”

Përplaset me motoçikletën pas një shtylle. Vdes në vend 30-vjeçari