in

Terni. Për 12 vjet keqtrajton të shoqen. Karabinierët përzënë burrin nga shtëpia

Një shqiptar 49 vjeç ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të shoqes edhe para dy vajzave të vogla; kundër dëshirës së gruas, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, për të pasur fëmijë të tjerë

Romë, 23 gusht 2013 – Dhunë e përdhunime ndaj të shoqes që duron për 12 vjet e më në fund gjen guximin dhe e padit të shoqin te karabinierët.

Protagonistë të kësaj ngjarjeje një çift shqiptar rezident në Terni. Gruaja është shtëpiake dhe nga viti 2001 ka vuajtur vazhdimisht rrahje, kërcënime e dhunë psikologjike edhe para dy vajzave në moshë të mitur. Ajo është detyruar nga i shoqi me forcë të ketë marrëdhënie seksuale për të pasur fëmijë të tjerë kundër dëshirës së saj. I shoqi është 49 vjeç,

Karabinierët sot në mëngjes kanë marrë masën e “largimit me forcë të burrit nga familja duke i ndaluar atij t’u afrohet vendeve të frekuentuara nga .e shoqja dhe vajzat apo të komunikojë me to”.

Posso lavorare con un permesso di soggiorno per studio?

Pse ngjarja e Përmetit është çështje kombëtare