in

Testi i italishtes. Kush nuk e merr apo nuk paraqitet mund ta riprovojë pas 3 muajve

Ministria e Brendshme përcakton afatin e prenotimeve. Dhe këshillon: “Kërkoni kartën e qëndrimit vetëm pasi të keni marrë testin e gjuhës”

Romë, 6 shkurt 2014 – Testi i njohjes së gjuhës italiane është pengesa e fundit për imigrantët që, pas të paktën pesë vjetëve rezidencë të rregullt, duan të fusin në xhep të shumëdëshiruarin lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë, të ashtuquajturën kartë qëndrimi. Këtej e tutje, do të jetë akoma më e rëndësishme të paraqitesh në këtë test i përgatitur mirë.

Ministria e Brendshme ka nxjerrë disa rregulla të reja pasi ka vërejtur një numër prenotimesh të testit shumë më të lartë se numri i personave që kanë përmbushur kriteret për kartën e qëndrimit. Problemi është se, me shtimin e prenotimeve, rriten edhe shpenzimet për organizimin e seksioneve, për shembull për të paguar salla multimediale ku zhvillohen provimet.

Pse ndodh kjo rritje? Sepse vetë shtetasi i huaj prenotohet më shumë se një herë. Shumë, në datën e caktuar për kryerjen e testit, nuk paraqiten (kjo ndodh në masën 30%), ose, kur paraqiten, nuk arrijnë të marrin provimin. Në të dyja rastet, prenotojnë menjëherë një takim të ri për testin, duke rritur kështu numrin dhe kostot e seksioneve.

Tani Ministria e Brendshme merr masa. Para së gjithash, duke parë se imigrantët shpesh nuk paraqiten në test sepse prefektura nuk arrin t’i gjejë për t’u lajmëruar datën, në skedën e prenotimit është e detyrueshme të shënohet një email, “një mjet më shumë komunikimi me qytetarin”, lexohet në një qarkore.

Madje, duke filluar nga 11 shkurti, në rast mosparaqitjeje të pajustifikuar ditën e paracaktuar për testin, i interesuari duhet të presë të paktën 90 ditë para se të prenotohet për së dyti. Të vetmet mungesa të justifikuara do të jenë ato për motive shëndetësore, për të cilat do të duhet të paraqesin një certifikatë mjekësore të mjekut të familjes apo të ASL-it.

Edhe në rast se i huaji nuk e kalon testin do të mund të prenotohet për një të ri vetëm pas 90 ditëve. “Kjo për t’i lejuar të huajit, në tre muajt pasues, të përmirësojë nivelin e tit të njohjes së gjuhës italiane” shpjegon ministria.

Qoftë në rastin e mungesës së pajustifikuar, qoftë në rastin e mosmarrjes së testit, kujt ka kërkuar kartën e qëndrimit, ajo do t’i mohohet. Për këtë arsye, ministria e Brendshme këshillon që paraqitja e kërkesës për këtë dokument të bëhet “vetëm pasi të jetë verifikuar, përmes testimit, përmbushja e kriterit të njohurive të nevojshme gjuhësore, që do të jenë më të plota në afërsi të datës së përmbushjes së 5 vjetëve të qëndrimit të rregullt” në Itali.

Shkarko qarkoren e ministrisë së Brendshme

Elvio Pasca

Lexo edhe: Testi i italishtes për kartën e qëndrimit. Kush duhet ta bëjë?

Testi i italishtes për kartën e qëndrimit. Kush duhet ta bëjë?

Vjedhje në Napoli, vetëm lypësi afrikan bllokon banditin