in

Testi i italishtes për kartën. Nga sot në fuqi rregulli i 3 muajve për prenotimin

Kush nuk e merr apo nuk paraqitet mund ta riprovojë pas 90 ditëve. Afati i përcaktuar nga ministria e Brendshme për të ulur kostot e seksioneve të provimit

Romë, 11 shkurt 2014 – Hyjnë sot në fuqi risitë mbi testin e detyrueshëm të gjuhës italiane për ata që kërkojnë lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë, e ashtuquajtura karta e qëndrimit.

Është masa e marrë nga ministria e Brendshme për t’u vënë tavan prenotimeve. Në fakt, shumë, nuk paraqiten në datën e caktuar për kryerjen e testit (sepse nuk janë lajmëruar apo sepse nuk ndihen të përgatitur) ose, kur paraqiten, nuk arrijnë të marrin provimin. Në të dyja rastet, prenotojnë menjëherë një takim të ri për testin, duke rritur kështu kostot e seksioneve.

Një masë paraprake është dhënia e detyrueshme e një adrese poste elektronike (email) në formularin e prenotimit të testit në mënyrë që i huaji të mund të kontaktohet më me lehtësi. Për më tepër, duke filluar nga sot hyn në fuqi rregulli i tre muajve: kush nuk merr provimin e gjuhës apo kush mungon në mënyrë të pajustifikuar do të mund të prenotojë sërish testin e gjuhës vetëm pas 90 ditëve. Të vetmet mungesa të justifikuara do të jenë ato për motive shëndetësore, për të cilat do të duhet të paraqesin një certifikatë mjekësore.

Testi i italishtes për kartën e qëndrimit është futur në 9 dhjetor të vitit 2010 dhe në të kërkohen njohuri elementare të gjuhës italiane (niveli A2). Prenotohet online , përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme Testitaliano.interno.it

Lexo edhe:
Testi i italishtes. Kush nuk e merr apo nuk paraqitet mund ta riprovojë pas 3 muajve
Testi i italishtes për kartën e qëndrimit. Kush duhet ta bëjë?

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Il voto svizzero a nord della Lega

Segnalare i razzisti su Facebook. Sperando che funzioni