in

The Voice of Italy. Sot Elhaida sërish në sfidë

Vota e publikut mund ta çojë akoma më pranë titullit

Romë, 9 maj 2013 – Sonte në orën 21.05, takimi i dhjetë i The voice of Italy. Edhe këtë natë live, edhe këtë natë një vlerë të rëndësishme do të ketë publiku nga shtëpia.

Do të konkurrojnë të gjashtëmbëdhjetë kunkurruesit akoma në garë, nga të cilët do të vazhdojnë rrugën drejt titullit vetëm 12: nga çdo skuadër (që tashmë përbëhet nga 4 këngëtarë) do të eliminohet njëri.

Katër anëtarët e jurisë Carrà, Noemi, Cocciante e Pelù, njëkohësisht mësues të një skuadre, do të këndojnë bashkë me nxënësit e tyre disa nga sukseset e repertorit të tyre. Më pas të gjithë konkurruesit do të këndojnë live e do të vlerësohen me televotën: për çdo skuadër dy do të zgjidhen me votën e publikut nga shtëpia, nga dy të mbeturit, do të jetë mësuesi ai që do të vendosë kush duhet të shkojë përpara.

Edhe konkurrentja shqiptare, Elhaida Dani, që deri më sot ka korrur veç sukses, do të performojë në grupin e Cocciantes. Në emisionin e shkuar, kur ishte radhë e saj, u zgjodh pa asnjë hezitim pikërisht nga mësuesi, ndërsa publiku preferoi Mattia Lever. Urojmë që edhe sonte të meritojë zemrat e publikut e vlerësimet e jurisë.

Të ftuarit e mbrëmjes së sotme Edoardo Bennato, Marco Mengoni e Bastille.

Këngëtarët në garë:

Skuadra Cocciante:
Mattia Lever; Elhaida Dani; Giulia Saguatti e Lorenzo Campani.

Skuadra Carrà:
Veronica De Simone; Emanuele Lucas; Stefania Tasca e Manuel Foresta.

Skuadra Noemi:
Giuseppe Scianna Carducci; Diana Ëinter; Flavio Capasso; Silvia Capasso.

Skuadra Pelù:
Francesco Guasti; Cristina Balestriere; Danny Losito e Timothy Cavicchini.

Lexo edhe: Elhaida Dani, uragani shqiptar në The voice of Italy, gjithnjë e më pranë titullit

Red. Shqiptari i Italisë

Istituto Piepoli: Më 23 qershor fiton e majta me 49%. E djathta merr vetëm 40%

Eusebio Haliti: “Finalmente ho preso la cittadinanza e ora corro per il mio Paese”