in

Tiranë-Athinë, bisedime për strehimin në Shqipëri të 10 mijë refugjatëve

E bën të ditur Top Channel duke iu referuar burimeve diplomatike

Tiranë, 8 mars 2016 – Korrespondenti i Top Channel-it në Athinë, Artur Bibe konfirmoi në një lidhje të drejtpërdrejtë me Top Story-n se mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke kanë nisur bisedime për strehimin në vendin tonë të 10 mijë refugjatëve të bllokuar në shtetin fqinj.

Nisjen e këtyre bisedimeve e ka konfirmuar edhe zv.ministrja e Brendshme, e pranishme në studio, Elona Gjebrea. “Nuk ka marrëveshje me Greqinë për refugjatët, por ka bisedime dhe zgjidhja do të jetë në kuadrin europian”, tha Gjebrea.

Nga ana tjetër situata rëndohet përditë e më shumë pasi Shkupi ka vendosur që të mos rihapë kufijtë për refugjatët, një vendim ky thuajse përfundimtar që pret vetëm formalizimin e tij. E vënë në këtë situatë, Athina po synon të shpërndajë valën e refugjatëve në kufijtë me fqinjët e tjerë. Kështu, flitet se një pjesë e emigrantëve do të zhvendosen në kampe në zonën e Follorinës, Kozanit dhe Janinës, pranë kufirit shtetëror me Shqipërinë.

Lexo edhe: 25 vjet emigracion dhe refugjatët sirianë në dyert tona

 

Gra shqiptare ngjisin shkallët e suksesit në Itali

Me kartën e qëndrimit të një shteti tjetër të BE-së, mund të vij për punë në Itali?