in

Tmerr në A1, një shqiptar shtypet e tërhiqet zvarrë për 90 km

Romë 22 dhjetor 2010 – Në autostradën A1 Milano-Napoli dje ka ndodhur aksident që ka tronditur dhe vetë agjentët e policisë rrugore, megjithëse të mësuar me skena të tmerrshme. Një 42-vjeçar shqiptar është shtypur nga një automjet që transportonte makina dhe trupi i tij është tërhequr për dhjetëra kilometra nga vendi i ngjarjes.

Viktima, banues Gallicano (Lazio), udhëtonte me një furgon e në afërsi të Colleferro ka ndaluar në brezin e emergjencës për ndonjë defekt në motor. Teksa ishte jashtë makinës së tij, një kamion i ngarkuar me fruta ka goditur aksidentalisht nga pas furgonin që ka përfunduar në brezin e parakalimit të autostradës. Kurse vetë shqiptari, i goditur ndoshta nga automjeti i tij, ka përfunduar në brezin e mesit të rrugës. Ndërkaq, një transportues makinash, një automjet disa metra i gjatë, ka shtypur shoferin shqiptar, trupi i të cilit ka ngecur mes rrotave.

Drejtuesi i mjetit të fundit, pasi ka tërhequr për 90 kilometra trupin e shqiptarit, kur është ndaluar nga policia rrugore pranë Arezzo-s, në Monte San Savino, ka thënë se nuk e kishte kuptuar që kishte shtypur një njeri, por se kishte pasur përshtypjen që i ishin futur mbeturina gurësh në rrota.

Drejtuesit e kamionit dhe të autormjetit që transportonte makina janë tani nën hetim për vrasje nga pakujdesia.

Sanatoria: Leje për pritje punësimi edhe nëse punëdhënësi nuk paraqitet

Dënohet punëdhënësi që simuloi aksident rrugor për të fshehur një vdekje në punë