“Mikel Gjokaj. Terre e qiell” quhet ekspozita e piktorit kosovar, në Complesso del Vittoriano në Romë nga 11 shtatori deri më 10 tetor 2010. Inaugurimi, të premten më 10 shtator, në orën 18.00
Mikel Gjokaj. Terre e cielo
Complesso del Vittoriano
Via Di San Pietro In Carcere, Roma
Orari: Çdo ditë 9.30 –19.30
Hyrja falas
Romë, 9 shtator 2010 – Mëse 100 piktura vaji, vizatime akuarele, teknika të përziera dhe gravura. Punimet e 35 vjetëve fundit të piktorit kosovar Mikel Gjokaj do të ekspozohen në Romë në Complesso del Vittoriano nga data 11 shtator deri më 10 tetor. Gjokaj, i lindur në Kosovë, ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Beograd dhe jeton në Romë prej vitit 1975.
Në veprën e tij gjen dritën rozë të Kosovës, atë që ndizet në qiell dhe që me kalimin e orëve bëhet gjithnjë e më e kuqe e fortë deri sa kthehet në kobalt, manushaqe e vjollcë e errët. Ngjyra e qiej të një Orienti me peizazhe që mbartin brenda kujtime të paharrueshme të artistit. Hulumtimi i artistit ka për objekt gjithnjë peizazhin, të cilin e shpalos në të gjitha stinët e në të gjitha kushtet e ndriçimit.
Ekspozita përshkon të gjithë veprimtarinë artistike të mjeshtrit. Vitet ’70 karakterizohen nga mbizotërimi i kulturës së Europës lindore: e plumbtë, serioze, problematike që përkthehet në pikturë me përdorimin e ngjyrave errëta, rezonanca të mbytura, pesimizmin. Nga vitet ’80, paleta e piktorit pasurohet me ngjyra më të guximshme e të afta për t’i dhënë nuancë dramatike kontrastit, surprizës dialektikës. Në 11 vitet e fundit poetika e Mikel Gjokajt përcaktohet njëherë e mirë, paleta e tij bëhet më e shndritshme, ngjyrat më delikate si akualere. Gjatë 35 vjetëve të jetës romake, karakteri i tij prej peizazhisti ndryshoi, u mpreh.
Ekspozita do të inaugurohet nesër, në orën 18.00 në Complesso del Vittoriano.