in

Topi: “Ambasadori D’Elia, rol të rëndësishëm në marrëdhëniet Itali-Shqipëri”

Presidenti i Republikës takon Ambasadorin italian, Saba D’Elia, në përfundim të mandatit të tij në Shqipëri

Tiranë 18 nëntor 2011 – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi të enjten një takim me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Tiranë, Saba D’Elia, i cili përfundoi mandatin e tij diplomatik në Shqipëri.

Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi punën dhe përkushtimin e Ambasadorit D’Elia gjatë këtyre katër viteve të ushtrimit të detyrës së tij të rëndësishme për fuqizimin akoma edhe më të madh të marrëdhënieve historike të shkëlqyera midis dy vendeve tona mike dhe partnere strategjike.

Nga ana e tij, Ambasadori Saba D’Elia vuri në dukje përparimet që ka shënuar Shqipëria gjatë viteve të fundit dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen institucionale të Presidentit Topi, të cilën ai e ka ndierë gjatë gjithë mandatit të tij diplomatik. Ambasadori D’Elia theksoi besimin e tij të plotë se Shqipëria i ka të gjitha potencialet dhe mundësitë për të vazhduar me sukses rrugëtimin e saj integrues për në familjen e madhe evropiane.

Lejeqëndrimi me pikë. Imigrantët, qytetarët më të drejtë të Italisë

INSTAT. Në mes të dhjetorit, të dhënat paraprake të Censusit