in

Torino. Projekt për 100 kandidatë sipërmarrësish të huaj

Është nisma që u drejtohet imigrantëve nga vende jo komunitare që dëshirojnë të ngrenë një aktivitet. Një mundësi konkrete për integrim ekonomik e shoqëror në Itali

Romë, 18 janar 21012 – Nis në Torino projekti eksperimental ‘Start-it up – Nuove imprese di cittadini stranieri’ i koordinuar nga Unioncamere kombëtar dhe i financuar nga ministria e Punës.

Në fakt, Torino është një nga dhjetë qytetet e zgjedhura për të çuar përpara iniciativën që u drejtohet imigrantëve të vendeve që nuk bëjnë pjesë në BE, që kanë leje qëndrimi, dhe që e shohin ngritjen e aktivitetit privat si mundësi konkrete integrimi shoqëror dhe ekonomik në Itali. Rrugëtimi i propozuar nga Dhoma e Tregtisë së Torinos ka për qëllim të promovojë rritjen e aftësive sipërmarrëse të pjesëmarrësve dhe mundëson fitimin e kompetencave manaxheriale bazë, të nevojshme për hapjen e administrimin e një aktiviteti privat në Itali.

Konkretisht, sektori i Ndërmarrjeve të Reja i Dhomës së Tregtisë, duke bashkëpunuar me shoqatat në territor që mbështesin projektin (Cna, Ascom, Api Torino, Confcoperative, Coldiretti e Confagricoltura) dhe me Provincën e Torinos,  u propozon 100 kandidatëve të huaj për sipërmarrës një orientim fillestar, për t’i mbështetur më pas në zgjedhjen e idesë së biznesit dhe për vlerësimin e aftësive të tyre sipërmarrëse. Më pas do të ketë seminare për t’u thelluar në tema themelore të krijimit të sipërmarrjes, dhe së fundi do t’u ofrohet kandidatëve redaktimi i udhëhequr i planit të biznesit.

“Objektivi – nënvizon Alessandro Barberis, kryetar i Dhomës së Tregtisë – është të arrihet të kemi të paktën rreth 30 projekte sipërmarrjesh të propozuara nga shtetas jo komunitarë. Idetë më të mira do të ndjekin rrugëtimin konkret për t’u kthyer në realitet, në aktivitete të mirëfillta private. Prej vitesh kërkimet tona vënë në dukje kontributin që sipërmarrja e huaj ka në ekonominë e provincës dhe në shoqëri, aftësinë e saj për t’u integruar në të gjitha nivelet me ekonominë lokale si edhe kontributin që jep në ide e iniciativa të reja”.

Ministri i Integrimit: “Është në interesin kombëtar që imigrantët mos largohen nga Italia”

“Perëndia” dhe “Zoti” në gjuhën shqipe/3