Sekuestrohet rreth një kg drogë dhe 25 mijë euro në kartëmonedha të falsifikuara
Romë, 11 prill 2015 – Rreth 1 kg kokainë e pastër me vlerë rreth 40 mijë euro dhe 25 mijë euro në kartëmonedha të falsifikuara janë sekuestruar mëngjesin e të shtunës nga policia e Torinos në një apartament të lagjes Barriera Nizza. Në apartament është gjetur edhe lëndë për përzierjen e drogës e materiale të tjera të vlefshme për ndarjen e saj në doza të vogla.
Policia ka arrestuar mbajtje lëndësh narkotike me qëllim trafikimin e saj e ka paditur edhe për paratë e falsifikuara dy shtetas shqiptarë me moshë 30 e 48 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.