in

Torino. Vazhdon protesta e punëtorëve mbi vinç për rrogat e prapambetura

Kanë kaluar tre net jashtë e tani kanë edhe vëmendjen e politikanëve lokalë. Këshilltari i i këshillit bashkiak, Marrone: “Do të kaloj edhe unë natën mbi vinç, krah punëtorëve për të drejtat e tyre”

Romë, 28 nëntor 2013 – Tashmë kanë kaluar tre net jashtë, mbi vinç, katër punëtorët e ndërtimit, shqiptarë e italianë, që kanë zgjedhur këtë formë për të protestuar kundër punëdhënësit që nuk u jep rrogat prej disa muajsh.

E me gjithë temperaturat e ulëta të këtyre ditëve të fundit, thonë se nuk do të zbresin që aty deri sa të jepen paratë. Kanë familje për të mbajtur, fëmijë për të rritur e pa rrogë nuk dinë si të shkojnë përpara.

Në rrugën Cigna ku është kantieri i ndërtimit me vinçin mbi të cilin protestojnë punëtorët, kanë ngritur tendat tashmë policia, zjarrfikësit dhe një ekip mjekësor.

Ndërkaq kreu i drejtorisë së Punës së Bashkisë së Torinos, Domenico Mangone po përpiqet të ndërmjetësojë mes punëtorëve dhe punëdhënësit. Ndërsa këshilltari i forcës politike Fratelli d’Italia, Maurizio Marrone, është shprehur  në mbështetje të kërkesave të punëtorëve, madje ka thënë se nëse situata nuk do të zgjidhet, do të hipë edhe ai mbi vinç e do të kalojë natën me ta. “Ftoj të gjithë kolegët e mi, të cilësdo forcë politike  – ka shtuar – të veprojnë si unë”.

Kapen në pesë ditë, shtatë të arratisurit nga burgu i Drenovës

Sanatoria. Rreth 70 mijë punonjës ia kanë arritur të kenë lejen e qëndrimit