in

Trafik kokaine në Italinë e veriut. Arrestohen 17 persona

Aosta. Shkatërrohet një bandë shqiptare e trafikimit të kokainës

Romë, 2 tetor 2014 – Pas operacionit të djeshëm ndërkombëtar të ndërmarrë nga Guardia di Finanza e Firences dhe Vareses, sot një tjetër aksion vë pas hekurave 17 persona duke shkatërruar një bandë shqiptare që importonte e shpërndante drogë, veçanërisht kokainë, në veri të Italisë.

Hetimet kanë nisur që në vitin 2011 nga Torino. Veç 17 të arrestuarve, numërohen edhe 66 të dyshuar, 23 kg kokainë e sekuestruar për një vlerë tregu prej 2,5 milionë eurosh.

Banda e shpartalluar sot përbëhej nga shqiptarë rezidentë në veri të Italisë, që në një kohë të shkurtër kishin ngritur në këmbë një trafik të konsiderueshëm e të vazhdueshëm droge që sillej në Itali nga Belgjika e Holanda falë kontakteve që kishin me bashkatdhetarë rezidentë në ato vende. Sipas lajmeve të para nga Guardia di Finanza, grupi ishte i mirorganizuar e mbulonte çdo hallkë të zinxhirit të trafikimit: nga importimi në Itali deri te shpërndarja “me pakicë” e drogës. Financierët kanë zbuluar që shqiptarët lajmëronin njëri tjetrin me sms me një gjuhë të kodifikuar të tipit “o shoku ne oren 9 kam prenotuar fushen e futbollit. Shihemi atje per te luajtur”.

Gjatë operacionit të financierëve, janë zbuluar e sekuestruar ngarkesa të konsiderueshme droge në Aosta, Torino, Lodi, Vigevano, Vipiteno dhe La Spezia.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Jam martuar në Itali. Mund të kërkoj lejeqëndrim për motive familjare?

Orges Thika sjell teknologjinë e shtypit 3D në Trentino