Natën e shkuar, rreth 70 milje në veri të Libisë, përmbyset një peshkarexhë me 700 vetë. Janë shpëtuar vetëm 28 persona. Tragjedia e migrantëve më e rënda e të gjitha kohërave
Romë, 19 prill 2015 – Qindra persona, rreth 700 sipas dëshmitarëve, janë mbytur në natën e shkuar me përmbysjen e një anijeje në Kanalin e Sicilisë, duke shënuar tragjedinë më të rëndë të migrantëve të të gjitha kohërave.
Të ngjeshur si kafshë në një peshkarexhë rreth 30 metra të gjatë, kanë kërkuar ndihmë rreth mesnatës, ndërsa ndodheshin 70 milje në veri të Libisë. Apelit të tyre i është përgjigjur Qendra italiane e Ndihmës e Rojes Bregdetare që ka çuar në ndihmë të peshkarexhës një anije tregtare portugeze. Kur kjo e fundit ka mbërritur pranë anijes që kish kërkuar ndihmë, migrantët në kaos janë zhvendosur në njërën anë të peshkarexhës duke shkaktuar kështu përmbysjen e saj. Sipas të mbijetuarve, vetëm 28 vetë, në anije ishin rreth 700 migrantë nga vende të ndryshme: Algjeria, Egjipti, Somalia, Eritrea, Nigeria, Senegali, Mali, Zambia, Bangladeshi, Gana.
Tragjedia në Kanalin e Sicilisë. Renzi: “BE të mos na lërë vetëm, duhen ndaluar trafikantët e njerëzve”
Papa Françesku: “Komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë që të mos ndodhin tragjedi të tilla migrantësh”
Santanché pas tragjedisë së migrantëve: “Të fundosim anijet, si në Shqipëri”