in

Transparency International: Në Shqipëri vazhdon të rritet korrupsioni

Sipas raportit të publikuar më 9 korrik, çdo tre shqiptarëve dy mendojnë se fenomeni është përhapur më shumë gjatë dy viteve të fundit

Shtyp mbi foto për të shkarkuar raportin të plotë (anglisht)
Romë, 10 korrik 2013 – Në Shqipëri korrupsioni është rritur gjatë dy viteve të fundit. Kjo është pohuar  nga 66% e shqiptarëve. Madje shumica e shqiptarëve (58%) besojnë se masat e ndërmarra nga qeveria nuk kanë qenë efikase, ndërsa sistemi gjyqësor dhe shëndetësia vazhdojnë të renditen si ndër më të korruptuarit. Shqipëria (bashkë me Kosovën) renditet në bisht të vendeve të Ballkanit për përhapjen e fenomenit të korrupsionit.

Këto janë të rezultatet e Raportit mbi Barometrin Global të korrupsionit të Transparency International,  të publikuar më 9 korrik, të paraqitura edhe në Tiranë. Raporti bazohet në deklarimet e qytetarëve shqiptarë.

“Të pyetur se si ka ndryshuar niveli i korrupsionit në vend gjatë 2 viteve të fundit, 66% e Shqiptarëve mendojnë se është rritur, 25 % se ka qëndruar i pandryshuar dhe 9 % mendojnë se ka pësuar rënie. Ky nivel perceptimi, i njëjtë edhe për Kosovën, i rendit dy shtetet shqiptare në fund të klasifikimit për Ballkanin Perëndimor (në Bosnje&Hercegovinë 65 % mendojnë se është rritur, në Maqedoni 41 %, në Kroaci 21 %, në Serbi 8%)”, ka shpjeguar Inesa Hila, koordinatore e Transparency International për Shqipërinë.

Sipas Barometrit të TI, 74% e shqiptarëve kanë deklaruar se u është kërkuar të japin ryshfet, dhe 21% e tyre pranojnë ta kenë bërë këtë. Shumica deklarojnë se masat e ndërmarra nga qeveria nuk kanë qenë efikase: “Në Shqipëri, 58% e të anketuarve mendojnë se veprimet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit kanë qenë joefektive, 30% as efektive as joefektive dhe vetëm 12% janë të mendimit se kanë qenë efektive.

Edhe pse në Shqipëri 75% e të anketuarve  besojnë se njerëzit e zakonshëm mund të sjellin ndryshim në luftën kundër korrupsionit (kjo përqindje është vetëm 59 ndër të anketuarit në gjithë Ballkanin Perëndimor), vetëm 51% e shqiptarëve janë të prirë të denoncojnë një rast korruptiv, për shkak të një besimi të ulët tek institucionet: mendojnë se rasti nuk do të gjejë zgjidhje (50%) apo, më keq akoma, u tremben pasojave të denoncimit (26%)”, ka shpjeguar Hila

Një situatë e tillë shpjegohet dhe me faktin se sistemi gjyqësor vazhdon të konsiderohet si më i korruptuari: “Në një shkallë nga 1 në 5 (1=aspak 1 korruptuar; 5=shumë i korruptuar), institucionet më të korruptuara në Shqipëri perceptohet të jenë gjyqësori dhe sistemi shëndetësor (4,3 pikë), të ndjekura nga partitë politike, sistemi arsimor, parlamenti/legjislativi, policia etj”, deklaroi për Shqipërinë.

Çështja e korrupsionit përmendet në të gjithë raportet ndërkombëtare për Shqipërinë ky vlerësohet se fenomeni është gjerësisht i përhapur dhe lufta ndaj tij mbetet një ndër kërkesat e vazhdueshme ndaj autoriteteve shqiptare dhe një prej sfidave në përparimin drejt integrimit europian të vendit.

Sipas Zërit të Amerikës

Il leghista Boso: “Me ne frego del Papa. Sono contento se affonda un barcone di immigrati”

Dedichiamo una via ai migranti morti in mare