Droga e sekuestruar ishte marrë në Spanjë dhe kishte si destinacion Italinë.
Romë, 30 janar 2013 – Një familje shqiptare (emrat nuk bëhen të ditur) ka përfunduar në prangat e policisë franceze në qytetin e Marsejës, pasi tre pjesëtarëve të saj u janë sekuestruar 11 kilogramë heroinë.
Tre të arrestuarit udhëtonin me dy makina njëra pas tjetrës, në mënyrë që të shmangnin policinë. Një prej të arrestuarve të sotëm ishte ndaluar edhe një vit më parë në Francë me 600 mijë euro, të cilat mendohej se i kishte përfituar pikërisht nga shitja e drogës.
Sipas mediave franceze, droga e sekuestruar ishte marrë në Spanjë dhe kishte si destinacion Italinë.