in

Tre milionë euro për emigrantët që kthehen në atdhe

Tiranë, 3 mars 2011 – “Ministria e Brendshme gjatë vitit 2011 ka në dispozicion 3 milionë euro për lehtësimin e kthimit të emigrantëve shqiptarë në atdhe dhe krijimit të kushteve për transport, ushqim dhe medikamente”. Kështu deklaroi sot në Kuvend ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, gjatë diskutimit në seancë plenare të disa ndryshimeve në ligjin “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi”, që synon mbështetjen e emigrantëve të kthyer dhe ofrimin ndaj tyre të shërbimeve riintegruese.

Ministri Ksera, duke iu përgjigjur dhe kundërshtive të opozitës për këtë draft, tha se projekti ligjor ngarkon me detyrime dhe kompetenca Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, në kuadër të përgjegjësive që këto institucione kanë për Strategjinë e Riintegrimit të Shtetasve Shqiptarë të Kthyer (2010-2015) për të ofruar shërbime informimi dhe shërbime të tjera për shtetasit shqiptarë të kthyer.

Mars 1991: “T’i lëmë, mos t’i lëmë”

Studimi dhe formimi, forma më e mirë e integrimit