in

Tregtarët me Qeleshe / 3

Kjo është historia e një çifti italo-shqiptar që nis nga vitet 20 të shekullit të shkuar. Djali, nga Berati, student në Itali. Vajza, nga Napoli. Dy të rinjtë njihen në Itali, dashurohen e pasi djali përfundon studimet e tij, kthehen që të dy në Shqipëri. Vajza italiane 18-vjeçare, ndjek në vendin e tij, të dashurin e saj, të lumtur martohen, lindin 3 fëmijë. Ajo vajzë mendon se, sa herë të dëshirojë, mund të kthehet në Itali, tek prinderit e të afërmit e saj, mendon se jeta në Shqipëri, për ta do të jetë e lehtë. Kjo është e vërtetë deri në çastin e ardhjes në fuqi të regjimit komunist. Pas çlirimit të Shqipërisë, jeta i rezervoi atij çifti befasi rrëqethëse…
Nga Adela Kolea

(Pjesa e tretë)

Pesha  e  atij  vendimi
Durrës,  Shqipëri  1930

“Kaq mikpritëse kjo tokë dhe kaq e afërt me tokën time. Për mua, me gjithë dallimet, në fund të fundit, në krah të personit që  dua, kjo të do të thotë në njëfarë mënyre, vazhdueshmëri  e traditave dhe e zakoneve të mia, të mikpritjes, të kuzhinës së mirë, të identitetit të fortë popullor” mendonte Anna, duke parë gjithçka veçse me sytë e dashurisë, në momentin kur këmbët e saj  prekën  tokën shqiptare.

“Do të ruaj me siguri të gjitha traditat e mia, gjuhën time, por njëkohësisht do të mësoj me shumë dëshirë  edhe ato të tokës së tim shoqi, për mua kaq i dashur”.

Largësia nga vendi im është kaq e vogël. Do të më mjaftonte t’i afrohesha bregut të detit, për të pasur mundësi të ndiej erën e këndshme të ujërave që mbërrijnë nga anet e mia, të cilat me siguri, do të më lehtësojnë nga çdo ndjesi largësie nga të dashurit e mi. Dhe sidoqoftë, sa herë që malli për ta do të më mbërthejë me insistim, do të vrapoj drejt tyre e ata njëkohësisht, do të munden të vijnë e të më takojnë, sa herë të dëshirojnë”.

E ndiente veten të siguruar Anna, në radhe të parë për faktin se deshira e saj ishte mbështetur e respektuar nga prinderit e saj, ndonëse prej tyre, me ate dhimbje ne zemer te kuptueshme qe karakterizon çfaredo lloj largimi i femijes, per me teper, ate  nga nje vend, ne nje tjeter. Ndermarrja e kesaj aventure – ndonese u percillte  nje fare besimi qe ne fillim, sepse e bija ishte ne krah te nje djali te mrekullueshem, Xhulio, që kishte marrë bekimin  e tyre menjëhere – merrte formen e nje sfide.

Të asaj sfide qe thjesht prodhohet nga e reja ne vetevehte, qe vjen nga fakti se, me te gjitha karakteristikat e ngjashme ndermjet ketyre dy tokave te aferta, Shqiperise, dhe Italise – sidomos asaj jugore – prinderit e Annes, thenien: “Paese che vai, usanze che trovi”  – “Në çdo vend që të shkosh, do të gjesh zakonet e veta”, nuk mund te mos e konsideronin. Por ata, respektuan deshiren e vajzes se tyre, e dashuruar marrezisht pas ketij djali shqiptar, tashme bere bashkeshorti i saj prej pak kohesh. Tranferimi i tyre ne Shqiperi  mberriti menjehere pas diplomes universitare te Xhulios. Ai ishte treguar vertet shume i afte. Ishte ndeshur me shume veshtiresi, duke realizuar endrren e tij me te madhe ne jete: te mbaronte studimet universitare e te diplomohej ne ekonomi e tregti. E jo vetem: nga ajo toke, te kthehej ne te tijen, me gruan e jetes se tij!

Vitet e para te jetes se tyre ne Shqiperine e mbretit Zog, qene te qendrueshem, te pakten u ofruan mundesine e te jetuarit ne menyre mjaft te privilegjuar.

Te rrembyer nga deshira per te ndertuar me forcat e tyre gjithçka ne jete, ata ju kushtuan sistemimit te tyre me shtepi e pune ne Tirane. Nderkohe, familja a tyre e re , po shtohej.

Xhulio, per shkak te pergatitjes se tij te shkelqyer profesionale ne Itali, nuk e pati te veshtire te gjeje nje vend pune si funksionar banke ne Tirane, detyre qe, me kalimin e kohes, fale aftesive te tij, beri qe te perparonte ne karriere gjithnje e me shume.

Anna, i dedikohej shtepise, asaj shtepie qe kishte personalizuar tashme me shijen e saj, e ndihmuar edhe nga guvernantja e familjes se tyre, nje grua shqiptare, Nurija.

Mbërriti  fryti i pare i dashurise se tyre, femija i pare. Gezimi i çiftit, i prindërve të të dyja palëve,  i  te gjithë familjarëve , qe shumë i madh.

Vitet kalonin…

Per Annën, Italia vazhdonte te ishte e pranishme, ndonese jetonte ne Shqiperi.  Jo vetem per ate natyrisht, por per faktin e thjeshte se ndermjet monarkise se mbretit Zog e Italise, ekzistonin pakte qe benin te dallueshme pranine italiane ne Shqiperi. Mes tyre – të paktën, ashtu siç ishin të informuar njerëzit – edhe marrëveshja mbi barazinë e të drejtave të qytetarëve italianë e shqiptarë, sipas së cilës: “Qytetarët shqiptarë me banim në Itali dhe qytetarët italianë me banim në Shqipëeri, do të gezojnë të njëjtat të drejta politike dhe civile, të cilat i gëzojnë qytetarët e këtyre dy shteteve në territoret përkatëse”.

Anna, deri në ato momente, ishte e qete, persa i perket pozicionit te saj si qytetare italiane ne Shqiperi.

Ne vitin 1939, Italia zbarkoi trupat e saj ne Shqiperi, mbreti Zog mori arratine.

Konfuzion politik, çrregullime qe u manifestuan ne jeten e shqiptareve, nder te cilet, edhe familja e tyre, nuk mundi te bente perjashtim. Si rrjedhim, nuk mund te perjashtohej asnjeri, per faktin se nderkohe, po ndermerrej nje Lufte e pergjakshme, e cila kishte perfshire ‘botën’.

Ata qenë, sigurisht, vite shumë të vështira, por gjithsesi, me shumë kujdes nga ana e tyre, nuk pësuan rreziqe domethenese.

Nje rrezik i vetem e që vleu sa per shumë te tjere, qe ai i lidhur me nje episod te rende, verifikuar ne 1943, pergjate pushtimit gjerman të Shqipërisë. Në nje moment, që përkoi me kapitullimin e Italisë kur, përveç ndjekjes së interesave të tyr, gjermanet u vunë në ndjekje të ushtarakëve italianë të mbetur në Shqipëri.

Në portën e shtëpisë së Annës dhe Xhulios, në Tiranë, u dëgjuan goditje të fuqishme. Kishte disa ditë që Giulio, që e donte aq shumë vendin e tij e qe nuk e kishte humbur kurrë besimin në të, atë vend që po vuante tashmë nën peshën e re naziste, qëndronte  me flamurin e vet shqiptar, të palosur të fshehur në gjoks, brenda xhaketes.

U ngritën të frikësuar e hapën derën. Përpara tyre u shfaq një grup me tre-kater ushtare gjermane! Ata ishin te shoqeruar nga perkthyesi i tyre shqiptar, i cili e fliste gjermanishten ne menyre perfekte. Ata kerkonin pergjegjesit e nje akti qe , ne ate lagje, i kishin vene zjarrin nje kamioni gjerman, aksion ky, i organizuar nga komunistet. Duke mos marre asnje pergjigje mbi ate qe kerkonin ne te vertete, ata filluan te bejne pyetje nese Anna  e Xhulio, njihnin italiane, te fshehur nga ato ane.

Anna nuk shqiptoi as edhe nje fjale. Ajo tashme, gjuhen shqipe e zoteronte mire, por gjithsesi, nga shqiptimi, kuptohej menjehere qe nuk ishte vendase. Ndonese ajo ishte thjesht nje grua, qe nuk kishte pasur te bente me luften e aq me pak me atentatet kunder gjermaneve, ishte normale qe ne ato momente te mendoje se gjermanet, prej zemerimit qe nuk gjeten ata qe kerkonin, ta shfrynin kete urrejtje ndaj Annes, si italiane.

Nderkohe, edhe perkthyesi filloi te flase me Xhulion, duke perkthyer e perseritur pyetjet e gjermaneve, nese njihte italiane qe mund te fshiheshin andej rrotull.

Xhulio ruajti qetesine, duke u thene qe nuk njihte asnje italian, por, kishte diçka qe nuk shkonte. Ai perkthyes, Xhulion e njihte mjaft mire: te dy bashke kishin qene studente ne Itali.

Xhulio, i ndergjegjshem per rrezikun qe po u kanosej, vuri doren ne xhepin e brendshem te xhaketes se tij, aty ku mbante te palosur flamurin e vet shqiptar, i gatshem qe ta shpaloste ne momentin e nje arrestimi eventualisht nga gjermanet, perballe nje “rrefimi” nga ana e perkthyesit, se gruaja e tij ishte italiane.

Por, u befasuan: perkthyesi nuk beri asnje fjale.

As per Xhulion, as per faktin se gruaja e tij ishte italiane, gje qe mund te kishte shkaktuar nje terbim tek gjermanet, si rrjedhoje e deshtimit ne ate qe po kerkonin me aq insistim e s’po e gjenin. Ndaj reagimit  te perkthyesit, ne emer te miqesise se tyre ne epoken e studimeve universitare, Xhulio mbeti vertete pa fjale. Anna gjithashtu.

Gjermanet u larguan duke perplasur fort deren e shtepise se tyre. Perkthyesi nen ze u peshperiti: “Hapni syte, beni kujdes tjeter here!” e ndoqi superioret e tij.

Xhulio e  kishte prejardhjen nga nje familje shqiptare , e cila ne trungun  e saj gjenealogjik, kishte pasur persona me peshe historike, intelektuale  e patriotike per Shqiperine.

Rridhte viti 1944…

Tek Xhulio, ndjenjat patriotike ishin mjaft te theksuara, por kishte pershtypjen se, ndoshta ngaqe kishte studiuar e ishte formuar profesionalisht jashte kufijve te Shqiperise e kishte njohur nje realitet tjeter, ndoshta sepse lexonte shume e informohej ne kohe reale mbi eventet e fundit, ndoshta sepse frekuentonte nje rreth shoqeror ne Tirane, te futur shume ne brendesi te fakteve qe po ndodhnin aktualisht ne Shqiperi, kishte ardhur momenti, qe shume i prekur, njeren  prej atyre  diteve, t’i drejtohej se shoqes:

“Anna, une e kam per detyre, si bashkeshort e si baba familjeje, te te kerkoj te mendohesh mire, por edhe me shpejtesi, mbi faktin se çdo te bejme me tej me jetet tona: ku, do te vendosim te vazhdojme te jetojme, ne Shqiperi apo ne vendin tend, ne Itali, sepse ketu ne Shqiperi, kam dyshimin se gjendja do te nderlikohet tej mase”.

Anna, me lot ne sy, mori vendimin me delikat e me te rendesishem te jetes se tyre: ate te zgjedhjes qe te jetonin ne Shqiperi.

Ishte viti 1945 dhe qytetareve italiane, banues ne Shqiperi më pas iu mohua e drejta e kthimit në Itali. Ndërsa shumë prej tyre, pësuan persekutime të rënda.

vijon me: Tregtarët me Qeleshe / 4

Lexo edhe:
Tregtarët me Qeleshe
Tregtarët me Qeleshe / 2

 

I consiglieri aggiunti: “Elezioni a dicembre, come dice lo Statuto di Roma Capitale”

Irma Kurti, fituesja e parë shqiptare e çmimit “Universum Donna”