in

Tregtarët me qeleshe / 5

Kjo është historia e një çifti italo-shqiptar që nis nga vitet 20 të shekullit të shkuar. Djali, nga Berati, student në Itali. Vajza, nga Napoli. Dy të rinjtë njihen në Itali, dashurohen e pasi djali përfundon studimet e tij, kthehen që të dy në Shqipëri. Vajza italiane 18-vjeçare, ndjek në vendin e tij, të dashurin e saj, të lumtur martohen, lindin 3 fëmijë. Ajo vajzë mendon se, sa herë të dëshirojë, mund të kthehet në Itali, tek prindërit e të afërmit e saj, mendon se jeta në Shqipëri, për ta do të jetë e lehtë. Kjo është e vërtetë deri në çastin e ardhjes në fuqi të regjimit komunist. Pas çlirimit të Shqipërisë, jeta i rezervoi atij çifti befasi rrëqethëse…
Nga Adela Kolea

(Pjesa e pestë dhe e fundit)

Ajo këmishë e bardhë
Tiranë, vitet ’50

Atë mëngjes, Anna ishte zgjuar në të gdhirë. Gjithë natën kishte pare ëndrra të çuditshme. Ishin parandjenjat dhe perceptimet që i mbërrinin vazhdimisht kohet e fundit, që i pengonin të bënte një gjumë të qete. Pasi u hodhi një sy fëmijëve, të cilët flinin të qete në dhomën e tyre, pranë dhomës se prindërve, zbriti në kuzhinë për të përgatitur mëngjesin, për veten e për të shoqin, Xhulio. Xhulio duhej të nisej shpejt për në Durrës, aty ku po punonte kohet e fundit.

Ai ishte veshur e përgatitur shume shpejt, pa harruar të vishte një këmishe të bukur të bardhe.

Ishte, ndër të preferuarat e tij ajo këmishë. Ia patën sjellë nga Napoli dhe i rrinte aq bukur.

Gjatë konsumimit të mëngjesit, shkëmbyen pak fjale, por ato të pakta fjale, me tepër ishin udhëzime nga Anna në lidhje me të shoqin, për të bere kujdes.

Kujdesi, se cilit Anna i referohej, ishte i lidhur me pozicionin e tij në vendin e punës: nga fakti që ishte i martuar me një italiane e që kohet e fundit, për këtë, po shihej shtrembër.

Nën këtë aspekt, Xhulios, provokimet nuk i kishin munguar. Ai i kishte bere balle gjithnjë me kokën lart e me zgjuarsinë e pjekurinë që e karakterizonin.

Kohet e fundit, kishin mbërritur disa sinjale, të cilët patën filluar të shkaktonin atë qe, terreni nën këmbët e Xhulios, të tronditej. Diçka me rëndësi dhe mjaft e frikshme, po trillohej e Xhulio pati lajmëruar të shoqen. Kjo, jo vetëm për atë qe, ta ndihmonte të gjendej e përgatitur përballe çfarëdolloj ngjarjeje, por edhe për t’iu lutur që të vazhdonte të ecte përpara, ‘me’ ose ‘pa’ Xhulion vete, për të përballuar peshën e familjes, se fëmijëve, gjë qe, deri në ato momente kishin ndare përherë se bashku.

U përqafuan dhe Xhulio u nis, i ndjekur nga sytë e Annës, e cila e përshëndeste me dore të shoqin, deri sa makina me të cilën ai udhëtonte, të zhdukej nga pluhuri i rrugës dhe nga largësia e kjo e fundit, ndërmjet tyre, behej gjithnjë e me e madhe.

Era e detit të Durrësit depërtoi nga dritaret e makinës dhe u përhap në brendësinë e saj. Flladi i freskët dukej i njëjte me atë që Xhulio ndiente edhe kur ndodhej në Napoli, në shtëpinë e se shoqes, duke u bërë në këtë mënyrë, ngjitës malli. Përhapte nostalgjinë e një vendi që, në rininë e tyre, u pati dhënë atyre shume. Dhe jo vetëm, transmetonte një lloj trishtimi që në atë moment, ishte krejtësisht i pazakonte. Për Xhulion, ishte me e zakonte qe, flladi i detit të behej burim qetësie, paqeje, frymëzimi e gëzimi.

Por, atë mëngjes Xhulio, se bashku me flladin detar, po thithte edhe disa grimca të një ajri të rende, mbytës. Te një ajri të akullt, që po i ngrinte zemrën.

Po u vinte prej pak kohësh, prej shkatërrimit të marrëdhënieve shqiptaro – jugosllave dhe diktatori i ishte përveshur punës për përforcimin e fuqisë se tij absolute. Një fuqizim i tille kishte si faze fillestare të tij, luftën kundër kundërshtarëve politikë. Këta kundërshtarë, disa realisht të ekzistuar, dhe të tjerë, të vendosur në rrethin e personave mbi të cilët vetëm dyshohej ose supozohej të ishin të tille, për faktin e pasjes në biografinë e tyre të disa të dhënave komprometuese, bëheshin persona “të rrezikshëm” për vendin.

Xhulio, ndonëse këtë liste të mallkuar e njihte mjaft mire dhe deri diku, kishte qenë gjithnjë i ndërgjegjshëm që i bënte edhe ai vete pjese, deri në fund, nuk deshi ta pranoje apo ta besoje.

Kohet e fundit, kolegu i tij, ai me të cilin po bashkëndanin të njëjtën zyrë, ishte bërë shumë invadent, po fuste gjithnjë e me tepër hundët në punët e Xhulios. Nën justifikimin e konfidencës në nivel ‘miqësor’, po i bënte pyetje të tepruara, të cilat Xhulios, po i shkaktonin shqetësime. Jo sepse, nuk dinte sesi t’i përgjigjej ashtu siç ai e meritonte në të vërtetë e me gjakftohtësi, por për një fakt tjetër: atë të perceptimit të rrezikut dhe të krijimit të përshtypjes qe, ai person, nuk ishte dërguar në atë zyrë për të ndare me Xhulion profesionin e ekonomistit si ai, por për të dhënë kontributin e tij, për kurthin që po i thurnin.

Faktikisht, kolegu i tij, beri ç’të ishte e mundur për të sabotuar punën e sakte dhe të përgjegjshme të Xhulios. Beri ç’të mundte për t’i ndërlikuar punët atij, e për me tepër, duke ndërhyrë në çështje që i përkisnin ekskluzivisht kompetencave të Xhulios.

Por, nuk u mjaftua vetëm me aq: u tregua aq dinak (ose më mirë, ashtu ishte udhëzuar apo urdhëruar), që të përfshihej e të merrte pjesë edhe ai vetë në një projekt të besuar ndaj zyrës se tyre, i cili fillimisht duhej të kishte qenë i ndjekur vetëm nga Xhulio, projekt qe, çuditërisht do të kishte rezultuar si një ‘sabotim’.

Natyrisht, për të dy koleget u lëshua një urdhër arresti.

Xhulio, e pa jetën e tij të ndryshonte tërësisht, pas këtij takimi brutal me të ashtuquajturën “drejtësi”.

Atë dite, në oborrin e fabrikës, hija e makinës ushtarake ‘jeep’, të asaj makine aq famëkeqe, beri që të ngrijnë në vend të gjithë punonjësit.

Te dy koleget i hipën, të lidhur me pranga, sikur të ishin kriminele.

Për Xhulion, nëse ‘krim’ mund të quheshin përgatitja e përkushtimi serioz ndaj detyrës, korrektësia apo profesionaliteti, e gjitha kjo kthehej në një ankth, nga i cili, shpresonte të zgjohej sa me shpejt dhe e vërteta të zbardhej sa më parë. të bëheshin sqarimet e duhura se nga ana e tij, nuk kishte ekzistuar asnjë faj, asnjë gabim e, aq më pak, asnjë sabotim.

Por, u bind më shumë se kurrë edhe për diçka që, deri në ato momente kishte dëshiruar që gjithnjë t’ia largonte vetes si mendim: për atë qe, prej faktit se kishte marre për grua një qytetare italiane, që po ndante jetën bashke me të, në një Shqipëri të tille si ajo që po përjetonin në ato kohë, ky do të kthehej në një rrezik të konkretizuar me shpejtësi, do të kthehej në një stuhi që do të vërsulej e pamëshirshme mbi atë vetë e mbi familjen tij.

Në procesin – farsë teatrale – të dy kolegeve, pasi fillimisht u fol për një dënim jo më pak se pushkatimi, gjithnjë padrejtësisht ju përcaktuan dënimet përkatëse, që për Xhulion, çuditërisht rezultoi shumë m i rëndë, burgim i përjetshëm.

Pak më vonë, ashtu si ndodh zakonisht në situatat tragji-komike, finalja qe befasuese. Dënimi iu reduktua në mënyrën që vijon:

Kolegu i Xhulios, qëndroi në burg vetëm pak muaj dhe ju fal liria.

Xhulios, patën “mëshirë” dhe i reduktuan edhe atij dënimin, por atij iu mohua liria personale jo për dy muaj, as për dy vjet: vitet në të cilat Xhulio kreu dënimin, qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij, të asaj jete që dalëngadalë po ia shkatërronin në mënyrë të dhimbshme: këto vite qenë plot 20.

I madh indinjimi, të shumtë dhimbja e zhgënjimi për atë që quanin “drejtësia popullore”.

Ajo mund të quhej në mënyra apo terminologji të pakufizuar, përveçse “drejtësi e popullit”.

Ata vete ishin pjesë e atij populli. Xhulio për më tepër, por edhe Anna tashmë e ndjente veten si pjesë përbërëse e atij populli, mikpritës, të besës, por që, fatkeqësisht po drejtohej me grushtin e hekurt prej disave që po Benin ç’të ishte e mundur që asaj Shqipërie të vuajtur, t’ia eliminonin të gjithë bijtë e saj më të vlefshëm e intelektualë.

Ndryshimi rrënjësor edhe në jetën e vetë Annës, nga një vuajtje në tjetrën, me burrin në burg, me prindërit e të afërmit në Itali që nuk mund t’i takonte, ajo vete, e re në moshë e, me fëmijët e bllokuar në Shqipëri, e detyroi të kthehej pas me kujtesën:

“Largësia nga vendi im është kaq e shkurtër! Do të më mjaftonte t’i afrohesha bregut të detit, për të pasur mundësi të ndiej erën e këndshme të ujërave që mbërrijnë nga anët e mia, të cilat me siguri, do të më lehtësojnë nga çdo ndjesi largësie nga të dashurit e mi. Dhe sidoqoftë, sa here që malli për ta do të më mbërthejë me insistim, do të vrapoj drejt tyre e ata njëkohësisht, do të munden të vijnë e të më takojnë, sa here të dëshirojnë”.

E më pas, në 1944-ën, fjalët e Xhulios:

“Anna, unë jam i detyruar si bashkëshort e si baba familjeje, të të kërkoj të mendohesh mirë, por edhe me shpejtësi, mbi faktin se ç’do të bëjmë më tej me jetën tonë: ku, do të vendosim të vazhdojmë të jetojmë, në Shqipëri apo në vendin tënd, në Itali, sepse këtu, kam dyshimin se gjendja do të ndërlikohet tej mase.”

Anna, me lot në sy, mori vendimin më delikat e më të rëndësishëm të jetës së tyre: atë të zgjedhjes që të jetonin në Shqipëri.

Atë mëngjes bënte ftohtë, ftohtë më shumë se kurrë. E mbështjellë me pallton e saj të leshtë, me kapelën në kokë, të cilën nuk e ndante kurrë,sepse ishte një dhurate e të atit, Anna u gjend përpara një ndërtese që të fuste frikën, që të bënte të të mbërthenin rrëqethje. Asnjëherë nuk do t’i kishte vajtur në mend që, një dite të jetës së saj, do të vinte e të afrohej pranë një ndërtese të tillë. Asnjëherë nuk do të kishte menduar që në një ferr të tillë, do të ‘ndalej’ Xhulio i saj i dashur.

Atë dite, atyre nuk u lejuan të shihen.

Por, njëri prej rojeve, me një pamje të tmerrshme, e thirri Annën, sepse do t’i dorëzonte disa sende vetjake të Xhulios, të gjitha të përmbledhura në një kuti kartoni.

Ajo e mori atë kuti në duar duke u dridhur e tëra dhe u largua prej andej me shpejtësi.

Në shtëpi e prisnin fëmijët. Madje, para se të ndalej e të fliste me ta, Anna hyri në dhomën e saj dhe me forcat që pak e nga pak po e braktisnin, hapi kutinë.

Sytë iu ndalen menjëherë mbi një copë të grisur, të bardhë. Ishte këmisha e bardhe e Xhulios, këmisha e tij e preferuar, ajo të cilën Anna ja pati hekurosur atë mëngjes e që ai, e pati veshur pikërisht ditën e arrestimit.

Mbi mëngën e këmishës, me gjakun e tij, Xhulio kishte shkruar një mesazh për të shoqen: “Sono innocente”, “Jam i pafajshëm”.

Por Anna, për këtë ishte mëse e bindur…

Lexo edhe:
Tregtarët me Qeleshe
Tregtarët me Qeleshe / 2
Tregtarët me Qeleshe / 3

Tregtarët me Qeleshe / 4

Tirocini presso redazioni giornalistiche per giovani di origine straniera

Dopo Lampedusa: etica della responsabilità ed etica dei principi