in

Trioja italo-shqiptare, muzikë ballkanike në Tiranë

Trioja italo-shqiptare e krijuar në Lecce, e artistëve Redi Hasa, Admir Shkurtaj dhe Giorgio Distante dhanë të mërkurën në darkë  një koncert me muzikë bashkëkohore përmes interpretimit të lirë.

Hasa me violinçel, Shkurtaj me fizarmonikë dhe Distante me trombë interpretuan në skenën “Black Box” të Universitet të Arteve “Nostalgji popullore”, motive shqiptare për piano dhe violonçel, si edhe  për teatër nga “Brat”. Me koncertin e tyre, të karakterizuar nga improvizimet, ata çuan edhe në Shqipëri, siç bëjnë edhe në skena të ndryshme në Itali, muzikën tradicionale ballkanike të shkrirë me elementë bashkëkohorë.

Ky koncert, pjesë e programit ‘Klasik’ të këtij viti dhe u organizua nga Instituti Italian i Kulturës.

Ambasadori italian Gaiani i paraqet letrat kredenciale presidentit Topi

Pas 20 vjetëve, rihapet Muzeu Arkeologjik në Apoloni