in

Turqia u heq pasaportën rreth 50 mijë qytetarëve turq

Është vetëm një prej masave të shumta represive, që po shkelin të drejtat e njeriut e po kufizojnë liritë personale, pas grushtit të dështuar të shtetit të 15 korrikut

Romë, 30 korrik 2016 – 49.211 qytetarëve tur u janë anuluar pasaportat sepse dyshohet të kenë lidhje me 75 vjeçarin azilant në ShBA, Fethullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si ideatori i grushtit të dështuar të shtetit të dy javëve më parë. Këtë gjë e pohoi vetë ministri i Brendshëm i Turqisë Efkan Ala duke folur për televizionin shtetëror TRT. Gjithnjë sipas ministrit, ka shkuar në mbi 18 mijë numri i personave të ndaluar, prej të cilëve, 9.677 janë arrestuar me akuza konkrete.

Pas tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut në të cilin humbën jetën rreth 290 persona e u plagosën rreth dymijë të tjerë, qeveria turke ka marrë një nësë masash shtypëse si arrestime në masë, nxjerrje nga puna, spastrime, mbyllje radiosh, televizionesh e gazetash.

Vendet evropiane, që gjatë orëve të grushtit të shtetit i dolën në krah Erdoganit, tani po e kritikojnë ashpër për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut, por presidenti turk këshillon Perëndimit “të shohë punën e vet”.

Heqja e pasaportave rreth 50 mijë turqve është vetëm akti i fundit i një serie të gjatë masash të ndërmarra gjatë këtyre dy javëve. Menjëherë pas dështimit të grushtit të shtetit, Erdogan deklaroi se ai ishte “dhuratë nga zoti” që o t’i lejonte të spastronte radhët e ushtrisë. Në fakt arrestoi 10 mijë ushtarë e hoqi nga puna 1.700 ushtarakë. Spastrimeve nuk u shpëtojnë as krerët e ushtrisë179 gjeneralë arrestohen, 149 shkarkohen.

Nga drejtësia, pezullohen menjëherë 2.745 gjyqtarë e arrestohen 800.

Më 21 korrik shpallet gjendja e jashtëzakonshme që mes të tjerash kufizon liritë individuale, pezullon Konventën e të drejtave të njeriut, rrit periudhën e mbajtjes së personave në burgim administrativ nga 4 në 30 ditë.

Me gjendjen e jashtëzakonshme, Erdogan firmos dekret për pezullimin nga puna të 21 mijë mësuesve, mbylljen e 1.043 shkollave private, 1.229 fondacioneve dhe të 15 universiteteve.

Masave shtypëse nuk mund t’u shpëtonin mediat: gjatë ditëve të fundit janë mbyllur 3 agjenci shtypi, 16 kanale televizive, 45 gazeta, 23 stacione radio dhe kanë marrë urdhër arresti 47 ish bashkëpunëtorë të të përditshmes Zaman, e vënë nën kontrollin e shtetit nga marsi.

 

 

Asti. U përpoq të vriste vjehrrin, 12 vjet burg për Besnik Vatën

Udhëtimi me avion. Dëmshpërblimi në rast anulimi apo vonese të fluturimit