in

UEFA. 50 mijë euro gjobë Shqipërisë

Për ndeshjen Shqipëri-Francë të luajtur më 2 shtator në stadiumin Qemal Stafa

Tiranë, 2 nëntor 2011 – UEFA ka ndëshkuar me 50 mijë euro gjobë Shqipërinë për problemet e krijuara nga tifozët gjatë ndeshjes së 2 shtatorit kundër Francës të luajtur në Qemal Stafa të Tiranës. Komisioni disiplinor i UEFA-s ka dhënë këtë sanksion ndaj Federatës shqiptare të futbollit për shkak se disa tifozë kuqezi në stadium kanë ndezur fishekzjarrë dhe kanë hedhur sende të forta në fushë. Gjoba është e lartë edhe për shkak se Shqipëria është përsëritëse e incidenteve të tilla në ndeshje ndërkombëtare. Gjithsesi, në vendimin e Komisionit disiplinor nuk përmendet fakti që ndeshja Shqipëri-Rumani, u ndërpre për dy minuta si rrjedhojë e hedhjes së fishekzjarrëve. Ndoshta vendimi për këtë takim mund të arrijë më pas, madje mund të jetë edhe më i rëndë.

FSHF gjobitet për të disatën herë nga Komisionet të UEFA-s, ndërkohë që ajo vetë ka dënuar si të papërgjegjshme veprimet e tifozëve. Gjoba më e turpshme mund të konsiderohet ajo prej 18 mijë eurosh për ndeshjen me Danimarkën, kur futbollistët danezë ikën nga stadiumi pa u larë për mungesë të ujit të ngrohtë.

Arrestohen shqiptarë për trafik droge në të dyja anët e Adriatikut

Prato. Dy kinezë martohen, gjithë fqinjët tërbohen