Zyra kombëtare kundër diskriminimeve raciale kërkon që në konkurset për punësimet në shtet të mund të marrin pjesë edhe të huajt
Mes rasteve të trajtuara muajt e fundit nga Unar është edhe përjashtimi i një infermiereje kolumbiane nga një konkurs publik i hapur nga ASL i Triestes, apo ai i disa kandidatëve të përjashtuar (vetëm pse të huaj) nga një konkurs i Komunës së Savonës për ekspertë të komunikimit institucional.
“Pikërisht më 12 nëntor, Gjykata e Triestes na dha të drejtë – shpjegon drejtori i Unar-it, Marco De Giorgi – duke i dhënë të drejtë shtetases kolumbiane që ankohej se ishte diskriminuar padrejtësisht”. është vetëm e fundit e dhjetëra sentencave që shkojnë në këtë kah që për më tepër është ai i udhëzuar nga Bashkimi Europian.
“Edhe për të smangur pasojat e një procedure të re shkeljeje kundër Italisë në këtë aspekt – vazhdon De Giorgi – i kemi kërkuar Departamentit për politikat europiane të Presidencës së Këshillit të Ministrave të parashikojë sa më parë futjen në një nga dekretet e radhës së një norme të re në mbështetje të direktivave europiane që të lejojë pjesëmarrjen e të huajve në konkurset e punësimit në administratën shtetërore, njësoj si shtetasit komunitarë”.