in

Universiteti italian. Java e fundit për regjistrimet nga jashtë Italisë

Kërkesat e regjistimit paraqiten në konsullatat italiane brenda datës 30 qershor. Vendet e disponueshme për çdo shkollë të lartë, kalendari i gjërave që duhen bërë dhe udhëzuesin e botuar nga ministria e Universitetit

Romë, 23 qershor 2014 – Studentët e huaj që nuk janë rezidentë në Itali kanë në dispozicion vetëm pak ditë për të paraqitur kërkesën e regjistrimit në një universitet, akademi apo konservator italian për vitin 2014/2015.

Para së gjithash, të interesuarit duhet të zgjedhin ku duan të shkojnë, duke i hedhur një sy vendeve të lira të vëna në dispozicion për studentët që vijnë nga jashtë Italisë nga çdo universitet e nga çdo shkollë e lartë e formimit artistik, muzikor e koreografik.

Pasi bëjnë zgjedhjen e tyre, duhet të paraqesin kërkesën e pararegjistrimit në konsullatën italiane në vendlindje, duke i bashkangjitur dokumentacionin e renditur në udhëzuesin e sapobotuar të ministrisë së Universitetit. Për paraqitjen e kërkesave kanë kohë deri në fund të qershorit2014. Për ata që vijnë nga Shqipëria, është e udhës të shihen detajet e procedurës drejtpërdrejt në faqet internet të Ambasadës italiane në Tiranë.

Konsullatat do t’u përcjellin kërkesat universiteteve e nga fundi i gushtit do të nisin t’u japin vizën e hyrjes në Itali studentëve të pranuar që duhet të japin provimin e gjuhës, që këtë vit do të mbahet më 2 shtator, dhe testet e mundshme të pranimit.

Kush do të kalojë me sukses testimet mund të kërkojë më pas lejen e qëndrimit për motive studimi.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Norme per l’accesso degli studenti stranieri ai corsi universitari anno accademico 2014-2015
Contingente riservato all’anno accademico 2014/2015 negli Atenei e nelle Istituzioni di Alta Formazione Artistica, Musicale e Coreutica (AFAM) 2014/2015
Calendario delle procedure per le immatricolazione ai corsi di laurea e di laurea magistrale a programmazione nazionale, le cui prove si svolgono nel mese di aprile 2014.
Calendario per le procedure per le immatricolazioni a.a. 2014/2015 nelle Università.
Calendario per le procedure per le immatricolazioni a.a.2014/2015 nelle Istituzioni Afam.

 

Giornata mondiale del rifugiato, raccontiamoci la verità

Mondiale. Razzismo a Germania-Ghana? FIFA indaga