in

Urimet e Ambasadorit Llesh Kola për liberalizimin e vizave

Si ambasador e qytetar uroj te gjithe shqiptaret, e ne menyre te veçante ata qe jetojne ne Itali dhe familjet e tyre ne Shqiperi, per fitimin e te drejtes legjitime per te levizur te lire ne gjithe hapsiren evropiane Shengen. Njekohesisht falenderoj te gjithe qeverite e vendeve anetare te kesaj Zone, per vleresimin ndaj Shqiperise e qytetareve shqiptare me vendimin e marre me daten 8 nentor 2010. Ky vendim ishte rezultat i merituar ne saje te arritjeve te vendit tone ne te gjitha fushat, nje besim ndaj aftesive progresiste e integruese te shqiptareve ne Shqiperi e jashte saj, si dhe konfirmim i europianizmit tone.

Levizja e lire ne Zonen Shengen eshte realizimi i endrres europiane te shqiptareve e nje hap i rendesishem i vendit tone drejt integrimit te plote ne bashkesine evropiane. Jam i bindur se shtetasit tane do te tregojne pjekuri ne vleresimin e ketij realiteti te ri ne jeten e tyre dhe do te respektojne me rigorozitet kriteret e vena per kete levizje, ne menyre qe ky proces te vijoje normalisht e te shoqerohet me arritje te tjera per ta dhe per vendin tone.

Llesh Kola
Ambasador i Republikes se Shqiperise ne Itali

Lexo edhe: Liberalizimi i vizave është realitet

Viktima e fundit në vendin e punës, Besniku

Herët a vonë shqiptarët do ta kuptojnë sa larg Europës janë në të vërtetë