in

Herët a vonë shqiptarët do ta kuptojnë sa larg Europës janë në të vërtetë

Heqja e vizave për shqiptarët është padyshim një moment historik. Jo thjesht sepse ai lidhet me konceptin e sotëm të lëvizjes së lirë dhe mostrajtimit si qytetarë të dorës së dytë në kufijtë europianë, por shumë më tepër se kaq. Ky moment ka të bëjë me dekadat e gjata të izolimit komunist, me tentativat tragjike e të përgjakshme të kalimit të kufirit, me eksodin masiv, ndarjet dramatike të familjeve dhe një nga bilancet më të rënda të vdekjeve në Europë vetëm në përpjekjen mbinjerëzore për të kaluar në anën tjetër. Sepse të depërtonte brenda kufijve të Europës, për një shqiptar ka qenë diçka që shpesh ka patur çmimin e jetës. Për të arritur në vendimin e 8 Nëntorit 2010, shqiptarët kishin flijuar më shumë se kushdo tjetër.

Por ata mbetën përsëri në fund. Mbetën në fund sepse udhëheqësit e tyre duhej të kishin bërë shumë më tepër. Por edhe sepse, ndryshe nga vendet e tjera të ish Jugosllavisë që kishin lëvizur pa viza deri në fillim të viteteve ’90, Shqipëria duhej të bënte shumë më tepër reforma për t’iu afruar kërkesave të BE. Por në fund të fundit, të gjitha shkuan dhe këto Krishtëlindje do të jenë të parat që shqipatarët mund t’i festojnë ku të duan në Europë.

Megjithatë momenti historik apo gjendja euforike emocionale do të kalojnë. Daullet e festës qeveritare, që më shumë i bezdisi se sa i gëzoi qytetarët, do të heshtin. Miti i kalimit në botën e lirë do të pluhërosohet dhe shqiptarët përsëri do të kuptojnë që janë larg nga Europa, nëse jo fizikisht nga shumë aspekte të tjera. Për të arritur atje nuk mjafton vetëm pasaporta biometrike.

Armand Shkullaku, KlanKosova

Lexo edhe: Liberalizimi i vizave është realitet

Urimet e Ambasadorit Llesh Kola për liberalizimin e vizave

Kultura shqiptare protagoniste në Genova