in

USA Today: “Shqipëria zien akoma nga gjakmarrjet”

USA Today: “Në një Vend pa gjykata efektive dhe me një qeveri që shihet gjerësisht si e korruptuar, Kanuni vazhdon të shërbejë për shumëkënd si kushtetutë jozyrtare. Forma e drejtësisë “plumbi do plumb” inkurajon vrasjet për nder në çështje pronësie, përdhunimi dhe vrasjeje”

Toni, Mara dhe Liza, të ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Në vitin 1997 (kur asnjë prej të treve ende nuk kish lindur), familjarë të tyre kanë vrarë tre persona
Toni, Mara dhe Liza, të ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Në vitin 1997 (kur asnjë prej të treve ende nuk kish lindur), një familjar i tyre kanë vrarë tre persona
Gazeta amerikane, USA Today, i ka kushtuar një reportazh çështjes së Kanunit në Shqipëri.“Shqipëria zien akoma nga gjakmarrjet” titullon shkrimin e saj gazeta e madhe.

Në shkrim theksohet se sipas Komitetit Kombëtar i Pajtimit nga viti 1990 janë rreth 10.000 gjakmarrjet që kanë dalë në dritë dhe se 1.600 familje janë ngujuar për t’i shpëtuar vrasjeve. 

Përmendet rasti i fundit i Marie Qukajt, 17 vjeçares së vrarë në Shkodër, si devijim nga normat e Kanunit që nuk prekte gratë e fëmijët.

“Problemi me gjakmarrjen sot është se njerëzit po e interpretojnë kanunin sipas qejfit, për t’ia përshtatur nevojave të tyre”, thotë Gjin Marku, drejtor i Komitetit të Pajtimit Kombëtar që vazhdon “Ata janë duke abuzuar me Kanunin, kjo është edhe arsyeja pse sot kemi rastine vrasjes së Marie Qukajt”.

Në shkrim shpjegohet se “Kanuni, ose Kodi i Lekë Dukagjinit – ka ekzistuar në Shqipëri për 500 vjet, por mund të datohen në epokën e bronzit. Versioni shqiptar u krijua në shekullin e 15 nga Lekë Dukagjinit, një princ shqiptar, që që e bazoi ‘kodin e tij ligjor’ në një sërë ligjesh tradicionale që kishin kaluar gojarisht për qindra vjet. I respektuar gjerësisht në të gjithë vendin për shumë kohë, aplikimi i Kanunit u ndalua me  ligj kur komunistët erdhën në fuqi. Në vitet e fundit, gjatë demokracisë, Kanuni është ringjallur, kryesisht në veri të Shqipërisë”.

Gazeta amerikane thotë edhe pse-në e gjallërimit të normave antike të Kanunit: “Në një komb pa gjykata efektive dhe me qeveri, të parë gjerësisht si të korruptuar, Kanuni shërben për shumëkënd si kushtetutë jozyrtare. Forma e drejtësisë “plumbi do plumb” inkurajon vrasjet për nder në çështje pronësie, përdhunimi dhe vrasjeje”.

Pasi jep disa raste të ngujuarish si familja Luci apo Kodra gazeta amerikane del në përfundimin se “edhe pse zyrtarisht Bashkimi Europian nuk e përmend Kanunin si arsye për refuzimin e statusit kandidat të vendit, mungesat në zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut kanë qenë arsyeja kryesore pse vendit i është mohuar statusi i kandidatit”.

Lexo shkrimin në origjinal: Blood feuds still boiling in Albania

 

 

 

Rekordi sportiv i Berishës

Vrau të shoqin e tentoi vetëvrasjen. Nga spitali në burg 52-vjeçarja Mehmeti